Bota

Autoritetet po hetojnë bisedat e Netanyahu-t gjatë sulmit të 7 tetorit, në hetim edhe shefi i shtabit, kërkoi të manipulojë të dhënat zyrtare

Jachi Braverman, një nga këshilltarët më të afërt të Netanyahut, u mor në pyetje nga policia izraelite për më shumë se pesë orë të enjten.

15 Nëntor 2024, 17:56 Nga E. D
Autoritetet po hetojnë bisedat e Netanyahu-t gjatë sulmit të 7
Benjamin Netanyahu

IZRAEL- Shefi i shtabit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu po hetohet nga policia për ndryshimin e dokumenteve në lidhje me sulmin e Hamasit të 7 tetorit. Jachi Braverman, një nga këshilltarët më të afërt të Netanyahut, u mor në pyetje nga policia izraelite për më shumë se pesë orë të enjten. Detektivët kanë konfirmuar se një hetim është duke u zhvilluar.

Akuza përqendrohet në dy telefonata që Netanyahu mori ndërsa sulmi i Hamasit u shpalos më 7 tetor 2023. Braverman dyshohet se ka ndryshuar kohën kur Netanyahu u informua për herë të parë për sulmin nëpërmjet një telefonate nga sekretari i tij ushtarak i atëhershëm, gjeneralmajor Avi Gill. Shefi i kabinetit akuzohet se ka ndryshuar orën nga ora 06:40 në 06:29.

“E di që telefonata e parë është marrë në orën 06:29, kështu që kam insistuar ta ndryshoj atë”, dyshohet se u tha detektivëve gjatë marrjes në pyetje.

Ndërsa Gil e kishte telefonuar Netanyahun në orën 06:29, kur filloi sulmi i Hamasit, Netanyahu nuk dha asnjë udhëzim, duke i thënë që të telefononte përsëri pas 10 minutash, në orën 06:40, sipas një raporti në gazetën Haaretz. Vetëm gjatë telefonatës së dytë, që Braverman dyshohet se ndryshoi vulën kohore për ta bërë të duket sikur ishte e para, që Netanyahu urdhëroi Gil-in të kryente një vlerësim të situatës të pushtimit në zhvillim të Hamasit.

Pretendimi është se Braverman ndryshoi kohën, për të krijuar përshtypjen se kryeministri kishte vepruar urgjentisht dhe më me vendosmëri. Por Shefi i kabinetit e mohon këtë gjë. Sulmi i 7 tetorit ishte dështimi më i madh ushtarak dhe i inteligjencës në historinë e Izraelit. Disa oficerë të lartë ushtarakë kanë dhënë tashmë dorëheqjen për këtë.

Ndërsa Netanyahu ka mohuar me vendosmëri çdo dështim personal. Hetime të ndryshme janë duke u zhvilluar për dështimet e ushtrisë dhe inteligjencës, dhe Netanyahu ka hedhur poshtë pretendimet se ai po vonon thirrjet për një hetim të plotë.

benjamin netanyahu

Sondazh

Poll