Bota

Putin dhe Scholz bisedë telefonike, çfarë u diskutua mes dy liderëve në telefonatën që zgjati 1 orë

Dy liderët folën për herë të fundit drejtpërdrejt në dhjetor të vitit 2022.

15 Nëntor 2024, 15:25 Nga E. D
Putin dhe Scholz bisedë telefonike, çfarë u diskutua mes dy
Olaf Scholz dhe Bladimir Putin

GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti rus Vladimir Putin kanë zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike. Kjo bisedë telefonike vjen gati pas dy vjetësh. Dy liderët për herë të fundit kanë folur drejtpërdrejt në dhjetor të vitit 2022.

Biseda mes dy liderëve ka zgjatur rreth një orë këtë paradite. Megjithatë ende nuk janë dhënë detaje nga telefonat.

Gjithashtu Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Burbock tha muajin e kaluar se Putini nuk ishte i gatshëm të fliste me Scholz për çështjen e ndërmjetësimit të bisedimeve të paqes për Ukrainën dhe e kritikoi atë për refuzimin e propozimeve për bisedime.

vladimir putin olaf scholz

Sondazh

Poll