Bota

Po hetohet për korrupsion, arrestohet ministri kroat i Shëndetësisë Vili Berosh

Sipas mediave kroate, policia i ka trokitur në derë në kuadër të një hetimi të madh kundër korrupsionit, i cili sipas informacioneve fillestare ka të bëjë me blerjen e pajisjeve mjekësore me një çmim të lartë. Bëhet fjalë për blerjen e mikroskopëve të dyfishtë për neurokirurgjinë, të cilat dyshohet se janë paguar një shumë e majme.

15 Nëntor 2024, 17:29 Nga N.F
Po hetohet për korrupsion, arrestohet ministri kroat i
Vili Berosh

KROACI- Oficerët e Zyrës Kombëtare të Policisë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë arrestuar ditën e sotme ministrin e Shëndetësisë së Kroacisë, Vili Berosh. Berosh është arrestuar mëngjesin e sotëm në shtëpinë  e tij në Zagreb. 

Sipas mediave kroate, policia i ka trokitur në derë në kuadër të një hetimi të madh kundër korrupsionit, i cili sipas informacioneve fillestare ka të bëjë me blerjen e pajisjeve mjekësore me një çmim të lartë. Bëhet fjalë për blerjen e mikroskopëve të dyfishtë për neurokirurgjinë, të cilat dyshohet se janë paguar një shumë e majme.

Sipas informacioneve të para, hetuesit kanë vënë në shënjestër, përveç ministrit, edhe disa mjekë të lartë, mes tyre edhe drejtorë të disa spitaleve. Ata gjithashtu deklaruan se Berosh ka marrë ryshfet. Sipas informacioneve jozyrtare, hetuesit besojnë se kreu i shoqatës kriminale ka qenë Hrvoje Petraç, ndërsa të dyshuar janë edhe djemtë e tij Novica dhe Nikolla. 

Por, kreu i DORH-së, Ivan Turudiç, tha se USKOK-u po e zhvillonte aksionin paralelisht dhe se nuk mësuan se Berosh kishte marrë ryshfet, por se ai (vetëm) bënte tregti me ndikim.  Veprimet e sipërpërmendura kryhen në zonën e Zagrebit dhe Skradinit në lidhje me disa persona, njëri prej të cilëve nëpunës i lartë civil, të cilët dyshohet se kanë kryer vepra penale korruptive. Pas marrjes në pyetje të të dyshuarit, USKOK-u do të marrë vendim për veprime të mëtutjeshme në rastin në fjalë, për të cilin do ta informojë me kohë opinionin.

vili berosh arrestohet ministri kroat i shendetesise

Sondazh

Poll