15 Nëntor 2024, 17:07
Nga N.F
Foto ilustruese
AZERBAJXHAN- Vendet aziatike mbizotërojnë listën e vendeve që emetojnë më shumë gaze që shkaktojnë ndryshimet klimatike, sipas një organizate të bashkthemeluar nga ish Nënpresidenti amerikan Al Gore. Gjatë një fjalimi në takimin vjetor mbi klimën në Azerbajxhan, Gore tha se fatkeqësitë natyrore që po ndodhin si pasojë e ndryshimeve klimatike janë shpeshtuar dhe gjërat do të përkeqësohen nëse gjatë konferencës nuk merren vendime të rëndësishme për të mbrojtur mjedisin. Megjithatë, aktivistët janë ankuar se ata që po mbizotërojnë konferencat vjetore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara janë përfaqësues të firmave që shkaktojnë ndotjen më të madhe të planetit.
Shtatë vende ose provinca emetojnë mbi 1 miliard tonë metrikë gazra serrë dhe janë pjesë e listës së shteteve që shkaktojnë ndotjen më të madhe në planet. Veç Teksasit, të gjitha vendet e tjera në këtë listë janë në Azi. Lista u publikua gjatë konferencës mbi klimën në Baku nga organizata ‘Climate Trace’ e bashkëthemeluar nga ish Nënpresidenti amerikan Al Gore. Raporti zbulon gjithashtu se ka qytete që shkaktojnë ndotje më të mëdha se sa disa shtete në tërësi. Në krye të listës është Shangai i Kinës i cili me emetimin e 256 milionë tonëve metrikë të gazeve serrë tejkalon sasinë që emetohet nga Kolumbia apo Norvegjia.
Kina, India, Irani, Indonezia dhe Rusia patën rritjen më të madhe të emetimeve nga viti 2022 deri në vitin 2023. Ndërkaq, Venezuela, Japonia, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara patën uljet më të mëdha të ndotjes. Ish-Nënpresidenti amerikan Al Gore tha se ndryshimet klimatike po shkaktojnë fatkeqësi të shpeshta.
“Uragani Yagi, në shtator të këtij viti, në Azinë Juglindore vrau më shumë se 500 njerëz. Ka shembuj të tjerë që tregojnë se kjo ndodh në të gjithë botën. Më parë tregoja për katastrofa që ndodhnin pesë apo dhjetë vjet më parë. Tani mund të sjellë informacione për ngjarje të tilla nga java e kaluar, sepse situata po përkeqësohet shumë shpejt dhe do të vazhdojë të përkeqësohet nëse ne nuk ndërmarrim veprime në konferencën mbi klimën”, thotë zoti Gore.
Ai gjithashtu përmendi tragjedinë nga përmbytjet në Spanjë.
“Nëse shikoni temperaturat e sipërfaqes së detit, disa javë më parë, nga avujt e lëshuar nga ujrat e ngrohta të Mesdheut, pamë se çfarë ndodhi në Spanjë. Ishte një tragjedi e tmerrshme. Më shumë se 200 njerëz humbën jetën prej përmbytjeve”, thotë zoti Gore.
Megjithatë, aktivistët për mbrojtjen e mjedisit ankohen se konferencat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara mbi klimën po mbizotërohen nga përfaques të firmave që shkaktojnë ndotjet më të mëdha të planetit.
Një raport i një grupi të organizatave për mjedisin thotë se mbi 1700 lobistë të industrisë së naftës po marrin pjesë në takimin mbi klimën në Baku. Aktivistët protestuan sot duke mbajtur në duar një balonë në formën e një gjarpëri gjigant ndërsa kërkuan largimin e lobistëve nga konferenca.
“Ata janë gjarpërinj. Korporatat që lobojnë për përdorimin e naftës dhe gazit, që promovojnë eksportet e gazit në Afrikë dhe pjesën jugore të globit, janë gjarpërinj. Ju e dini se çfarë bëjnë gjarpërinjtë, ata kafshojnë dhe kjo është arsyeja pse ne nuk i duam këtu”, tha aktivistja Olamide Matins Ogunlade.
Një grup i ish-udhëheqësve të shteteve dhe ekspertë mbi mjedisin thanë se konferencat vjetore të OKB-së për klimën nuk ishin më të përshtatshme për mbrojtjen e mjedisit dhe duhej të reformoheshin. Ata publikuan një letër të hapur kritike ndërsa takimi vjetor i OKB-së në Baku po vazhdon.
Deri më tani kjo konferencë ka arritur pak përparim ndërsa një nga çështjet kryesore që po diskutohet është fondi që vendet e zhvilluara duhet të ndajnë për vendet e varfra për t’u përballur me pasojat e ngrohjes globale./VOA
konferenca mbi klimën vendet ndotese ne bote
Bota
15 Nëntor 2024, 16:23
r.ll
pamje nga protesta
GJEORGJI Protestuesit e udhëhequr nga opozita në rajonin e shkëputur të Gjeorgjisë, Abkazi, janë futur vru...
Bota
15 Nëntor 2024, 15:50
E. D
Benjamin Netanyahu dhe Donald Trump
IZRAEL- Izraeli po lëviz me shpejtësi për të arritur një marrëveshje armëpushimi n&e...
Bota
15 Nëntor 2024, 15:47
N.F
Tramvaji
NORVEGJI- Policia norvegjeze tha të premten se një shoferi i një tramvaji doli nga shinat dhe u përplas me një dyqan ...
Bota
15 Nëntor 2024, 15:51
r.ll
elon musk
NEW YORK- Elon Musk, personi më i pasur në botë dhe aleati i ngushtë i Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ësht&e...
Bota
15 Nëntor 2024, 15:28
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
ANGLI- Dy rrathë guri neolitik janë zbuluar në Dartmoor, duke i shtuar besueshmërinë e teorisë se ...
Bota
15 Nëntor 2024, 15:25
E. D
Olaf Scholz dhe Bladimir Putin
GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti rus Vladimir Putin kanë zhvilluar ditën e sotme ...
Bota
15 Nëntor 2024, 15:04
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Një shtetase e Taxhikistanit, e cila ka jetuar në Kosovë për më shumë se 20 vjet, po përbal...
Bota
15 Nëntor 2024, 14:31
r.ll
hena e kastorit
TIRANË- Mbrëmja e sotme është shansi i fundit për të parë një superhënë, brenda k&...
Bota
15 Nëntor 2024, 14:24
ZH.LL
Volodymyr Zelensky
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky synon të paraqesë një plan 10-pikësh javën e ardhshme q&eu...
Bota
15 Nëntor 2024, 12:23
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Gjiganti amerikan i teknologjisë, Apple, raportohet se ka larguar apo fshehur disa podkaste në gjuhën ruse që ish...