Aktualitet

E tërhoqi zvarrë dhe e ofendoi/ Flet e moshuara që u dhunua nga djali i saj: Çuni ishte i dehur, e kam falur për gjithçka!

E moshuara thotë se i biri ishte i dehur mbrëmjen që ndodhi ngjarja dhe se e ka falur për gjithçka.

15 Nëntor 2024, 15:37 Nga E. D
E tërhoqi zvarrë dhe e ofendoi/ Flet e moshuara që u dhunua nga
Pamje nga videoja

TIRANË- E moshuara që u dhunua nga djali i saj 48-vjeçar ka kërkuar që djali i saj të lirohet nga burgu. E moshuara duke folur për emisionin “Me Zemër të Hapur” thotë se i biri ishte i dehur mbrëmjen që ndodhi ngjarja dhe se e ka falur për gjithçka.

Gjithashtu ajo tha se djali i saj është person i mirë. Po ashtu u shpreh se djali i saj 48-vjeç vuante nga probleme psikologjike për shkak të problemeve të tij familjare. Më tej e moshuara thotë se videon e ka shpërndarë në rrjete sociale një fqinj i tyre.

“Unë vuaj nga shumë sëmundje. Jam keq nga të gjitha gjërat. Dola një natë atje së mërdhiva, çuni më thoshte hajde brenda. Hajde brenda se do mërdhish, kështu më thoshte çuni, se kalamajtë i kanë ikur. I kanë ik në Itali fëmijët. Ky i futej ndonjëherë rakisë. Çunin e kam të mirë. Kalamajtë ia kam pas të mirë…Ai më thoshte mua çohu, unë nuk ngrihesha. Dola vetë jashtë se mu ndalonte fryma. Për të marr ajër. Edhe unë nuk jam e urtë dhe çuni gjithmonë më bënte yzmet. Erdhi policia dhe i thashë e ka hedhur komshiu videon, ka vënë kamerat dhe it ha çuni mos i vendos kamerat që të shohë pallatin tim. Ka pas pi raki”, tha e moshuara. 

tirane dhune ne familje

Sondazh

Poll