Politike

"Kuvendi është në dorë të Zotit!" Prania e Beqajt dje në ambientet e Kuvendit, Vasili: Policia e burgjeve nuk kishte as furgon që ta shoqëronte

Ai shtoi se Kuvendi është në dorë të Zotit dhe se opozita ka kërkuar që të shtyhet komisioni.

14 Nëntor 2024, 11:18 Nga M.B

 

"Kuvendi është në dorë të Zotit!" Prania e
Petrit Vasili

TIRANA- Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili foli sot në Kuvend në lidhje me përplasjen e ish-ministrit Ilir Beqaj me deputetët e opozitës në komisionin e Shëndetësisë ditën e djeshme. Vasili tha se shteti është i mbaruar dhe në dorë të horrave. Ai shtoi se Kuvendi është në dorë të Zotit dhe se opozita ka kërkuar që të shtyhet komisioni.

“Duhet të dini që dje në parlamentin e Shqipërisë ka qenë në dorë të çdo lloj maskarallëku. Ajo garda që kontrollon dhe rrobat e Kuvendit ndërkohë që kishte një të paraburgosur kishte vetëm një punonjës garde. Të paaftë ta ndalonin që të hynte e të kërcënonte deputetët. E njëjta gardë që ndalon deputetët të hyjnë në parlament, u zhduk. Policia e burgjeve nuk kishte as furgon që ta shoqëronte. Ndërkohë që ishte dhënë shfaqja përpara me shoqërimin përkatës.

Një shtet i mbaruar, në dorë të horrave. Kuvendi është në dorë të Zotit, ju na bëni kaligrafira. Morët përsipër të justifikonit dhe t’i jepnit alibi problemit të ecurisë së një komisioni. Asnjë sevap nuk i keni bërë opozitës. Nuk ka bërë as çerekun e punës. Opozita ka kërkuar që të shtyhet komisioni. Për dy koncesione. Kush ua jep këto alibi që gjysma pyetet e gjysma nuk pyetet”, tha Vasili.

kuvendi

Sondazh

Poll