Bota

Sulmohet ambulanca e Mjekëve pa Kufij në Haiti, humbin jetën dy pacientë

Ambulanca, që transportonte tre të rinj të plagosur me armë zjarri, u ndal rreth 100 metra larg spitalit të MSF në zonën Drouillard të kryeqytetit dhe u detyrua të transferonte pacientët në një spital publik.

13 Nëntor 2024, 20:14 Nga E. D
Sulmohet ambulanca e Mjekëve pa Kufij në Haiti, humbin jetën dy
foto ilustruese

HAITI- Mjekët pa Kufij (MSF) në Haiti thanë të mërkurën se të paktën dy pacientë u vranë kur ambulanca e tyre u ndalua dhe u sulmua në fillim të kësaj jave në kryeqytetin e Haitit, Port-au-Prince.

Ambulanca, që transportonte tre të rinj të plagosur me armë zjarri, u ndal rreth 100 metra larg spitalit të MSF në zonën Drouillard të kryeqytetit dhe u detyrua të transferonte pacientët në një spital publik.

“Akti është një shfaqje tronditëse e dhunës dhe vë në pikëpyetje seriozisht aftësinë e MSF për të vazhduar ofrimin e kujdesit thelbësor për popullin Haitian,” tha Christophe Garnier, kreu i misionit të MSF.

Ai gjithashtu tha se akti është një shfaqje tronditëse e dhunës dhe vë në pikëpyetje seriozisht aftësinë e MSF për të vazhduar ofrimin e kujdesit thelbësor për popullin Haitian

mjekëve pa kufij në haiti

Sondazh

Poll