Bota

Senatori John Thune fiton garën për udhëheqjen e Senatit: Jam jashtëzakonisht i nderuar

Thune do të zëvendësojë senatorin e Kentakit, Mitch McConnell, i cili ka mbajtur postin e lartë drejtues midis republikanëve për 17 vitet e fundit.

13 Nëntor 2024, 18:21 Nga E. D
Senatori John Thune fiton garën për udhëheqjen e Senatit: Jam
John Thune

SHBA- Senatori John Thune ka fituar garën për udhëheqjen e Senatit. Thune do të zëvendësojë senatorin e Kentakit, Mitch McConnell, i cili ka mbajtur postin e lartë drejtues midis republikanëve për 17 vitet e fundit.

raundin e dytë të votimit, Thune fitoi një shumicë prej 29 votash në favor të tij nga kolegët, ndërsa kundërshtari i tij John Cornyn nga Teksasi fitoi 24 vota.

Ndërsa Senatori nga Florida Rick Scott, u eliminua nga gara pasi mori vetëm 13 vota në raundin e parë të votimit. Në atë raund Thune fitoi 23 vota dhe Cornyn fitoi 15.

Vetëm pak minuta pas zgjedhjes së tij, udhëheqësi i ardhshëm i shumicës në Senat, John Thune i Dakotës së Jugut, ka thënë në një deklaratë. Ai thotë se është jashtëzakonisht i nderuar të udhëheqë Senatin në Kongresin e 119-të.

"Jam përtej krenarisë për punën që kemi bërë për të siguruar shumicën dhe Shtëpinë e Bardhë. Ky ekip republikan është i bashkuar pas axhendës së Presidentit Trump dhe puna jonë fillon sot," tha ai.

john thune

Sondazh

Poll