Bota

Presidenti i zgjedhur i SHBA largohet nga Shtëpia e Bardhë, kush ishin dy zyrtarët e lartë që morën pjesë në takimin Biden-Trump

Pas komenteve të shkurtra më herët para gazetarëve në fillim të takimit të tyre në Zyrën Ovale, ku Trump falënderoi Biden për një tranzicion "të qetë" të pushtetit, të dy vazhduan takimin me dyer të mbyllura për gati dy orë.

13 Nëntor 2024, 19:18 Nga r.ll
Presidenti i zgjedhur i SHBA largohet nga Shtëpia e Bardhë, kush ishin
shtepia e bardhe

SHBA- Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump ka përfunduar takimin e tij me Joe Biden dhe është larguar nga Shtëpia e Bardhë pa u ndalur për të folur me gazetarët e mbledhur jashtë.

Pas komenteve të shkurtra më herët para gazetarëve në fillim të takimit të tyre në Zyrën Ovale, ku Trump falënderoi Biden për një tranzicion "të qetë" të pushtetit, të dy vazhduan takimin me dyer të mbyllura për gati dy orë.

Ata pritet të kenë diskutuar një sërë çështjesh, nga politika e jashtme e SHBA-së deri te logjistika e dorëzimit të pushtetit, shkruan BBC.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, shefja e ardhshme e kabinetit të Trump, Susie Wiles dhe shefi i shtabit të Biden, Jeff Zients, gjithashtu iu bashkuan dy presidentëve për një pjesë të takimit.

donald trump joe biden

Sondazh

Poll