Bota

Republikanët e Senatit kanë zgjedhur ekipin e tyre drejtues për Kongresin e ardhshëm (EMRAT)

Përbërjen e ekipit e njoftoi ditën e sotme senatori John Brasso.

13 Nëntor 2024, 20:04 Nga r.ll

Republikanët e Senatit kanë zgjedhur ekipin e tyre drejtues për

SHBA- Republikanët e Senatit kanë zgjedhur ekipin e tyre drejtues për Kongresin e ardhshëm. Përbërjen e ekipit e njoftoi ditën e sotme senatori John Brasso.

Përbërja e ekipit: 

John Thune u zgjodh udhëheqës i konferencës së GOP dhe do të shërbejë si lideri i ardhshëm i shumicës. Brasso do të jetë ndihmësi i kreut të mazhorancës.

Tom Cotton do të shërbejë si kryetar i konferencës republikane.

Shelley Moore Capito do të jetë kryetare e komitetit të politikave republikane.

James Lankford do të shërbejë si nënkryetar i konferencës republikane.

Tim Scott do të jetë kryetar i komitetit kombëtar të senatorit republikan.

Senatori John Thune do të zëvendësojë senatorin e Kentakit, Mitch McConnell, i cili ka mbajtur postin e lartë drejtues midis republikanëve për 17 vitet e fundit. Në raundin e dytë të votimit, Thune fitoi një shumicë prej 29 votash në favor të tij nga kolegët, ndërsa kundërshtari i tij John Cornyn nga Teksasi fitoi 24 vota. Ndërsa Senatori nga Florida Rick Scott, u eliminua nga gara pasi mori vetëm 13 vota në raundin e parë të votimit. Në atë raund Thune fitoi 23 vota dhe Cornyn fitoi 15. Vetëm pak minuta pas zgjedhjes së tij, udhëheqësi i ardhshëm i shumicës në Senat, John Thune i Dakotës së Jugut, ka thënë në një deklaratë se është jashtëzakonisht i nderuar të udhëheqë Senatin në Kongresin e 119-të.

republikanet e senatit amerikan

Sondazh

Poll