Aktualitet

Vrasja në Klinë, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, viktima i ulur në karrigen e lokalit (VIDEO)

Mësohet se një person është vrarë në një lokal. Ndërkohë janë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes. Nga pamjet duket viktima e cila ndodhet mbrenda lokalit i ulur në një karrige. 

13 Nëntor 2024, 18:40 Nga N.F
Vrasja në Klinë, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, viktima i ulur
Lokali ne Kline

KOSOVË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Klinë të Kosovë. Mësohet se një person është vrarë në një lokal. Ndërkohë janë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes. Nga pamjet duket viktima e cila ndodhet mbrenda lokalit i ulur në një karrige. 

Policia bën me dije se në lokal janë raportuar të shtënat, një person është gjetur i vdekur. Ndërkohë një tjetër është dërguar në spital.  Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar lajmin dhe ka dhënë më shumë detaje rreth incidentit. Sipas tij, policia u njoftua rreth orës 17:15 për të shtënat me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi”, brenda një lokali të qytetit.


“Rreth ores 17:15 policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi” në një lokal sipas informatave të para një person është pa shenja jete vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa një person tjetër është dërguar në emergjencë”, ka thënë Gashi.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë policia, grupi hetimor dhe ekipet e emergjencës mjekësore. Gashi u shpreh se po punohet për zbardhjen e shkaqeve që sollën ngjarjen e rëndë.

 

vrajsa ne peje

Sondazh

Poll