Aktualitet

Lëvizjet e dyshimta i nxorën zbuluar, kapen dy shqiptarët teksa bënin pazare për kokainën, vihen në pranga në Itali

Mësohet se njëri prej tyre udhëtonte me makinë ndërsa tjetri në këmbë. Kjo mjaftoi një kontroll për të kuptuar se çfarë fshihej pas këtyre lëvizjeve.

13 Nëntor 2024, 17:03 Nga N.F
Lëvizjet e dyshimta i nxorën zbuluar, kapen dy shqiptarët teksa
Foto ilustruese

ITALI- Dy shqiptarë janë vënë në pranga nga autoritetet italiane. Operacioni i finalizua pas lëvizjeve të dyshimta të shqiptarëve. Mësohet se njëri prej tyre udhëtonte me makinë ndërsa tjetri në këmbë. Kjo mjaftoi një kontroll për të kuptuar se çfarë fshihej pas këtyre lëvizjeve.

Më tej bëhet me dije se u zbulua një kilogram kokainë që sapo ishte këmbyer. Policia shtriu hetimet edhe në banesat e dy të ndaluarve. Aty u gjetën edhe ‘pluhur të bardhë’, tre sasi në shtëpinë e të parit dhe katër në shtëpinë e të dytit. Në përfundim të kontrolleve, dyert e burgut në via Arginone u hapën për të dy shqiptarët, në pritje të paraqitjes në orët në vijim para gjyqtarit për seancën për të vërtetuar arrestimin.

Kjo mbetet një goditje tjetër e rëndësishme për tregtimin e kokainës në zonën e Çentos. Operacioni i Karabinierëve në fakt ka bërë të mundur nxjerrjen nga tregu mbi një kilogram lëndë narkotike, e destinuar ndoshta për të furnizuar qendrat e trafikut të drogës në zonën e Alto Ferrarës dhe më gjerë. Pas vendosjes së vulave mbi substancën që po shkëmbehej, tani bëhet fjalë për të kuptuar diçka më shumë për atë ‘transaksion’. Pyetje që do të marrin përgjigje vetëm me vazhdimin e veprimtarisë hetimore, të zhvilluar në konfidencialitet maksimal.

arrestohen 2 shqiptare ne itali

Sondazh

Poll