Sport

Një vit pas rënies, Santos, ish-klubi i Pele dhe Neymar, do të rikthehet në Kategorinë e Parë të futbollit brazilian…

Falë fitores kundër Coritiba (2-0) natën e së hënës në të martë, Santos vërtetoi rikthimin në Kategorinë e Parë të Brazilit, pothuajse një vit pas rënies nga kategoria.

13 Nëntor 2024, 11:00 Nga DOSJA

Një vit pas rënies, Santos, ish-klubi i Pele dhe Neymar, do të

BRAZIL - Santos ka kaluar vetëm një sezon në ‘purgator’. Njëmbëdhjetë muaj pas rënies në Serinë B, "Peixe", siç është mbiquajtur ish-klubi i Peles dhe i Neymar, vërtetoi rikthimin e tij në Kategorinë e Parë braziliane.

Ai fitoi në shtëpi kundër Coritiba, natën e së hënës në të martë (2-0), falë golave ​​nga qendërsulmuesi Wendel Silva (20’) dhe anësori venezuelas Romulo Otero (41’) nga një goditje dënimi e shkëlqyer.

Me 68 pikë të marra në 36 ndeshje, klubit nga porti i Santos, në jug të São Paulo, nuk mund të arrihet më nga Ceara i pesti, dy ditë para përfundimit të Kampionatit të Kategorisë së Dytë, ku promovohen vetëm katër skuadrat e para.

Nën drejtimin e trajnerit brazilian Fabio Carille, riemërimi i të cilit në 2025 mbetet i pasigurt, Santos dominoi renditjen për pjesën më të madhe të sezonit, pasi u rrëzua vitin e kaluar për herë të parë në historinë e tij shekullore.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll