Sport

Superkupa e Francës, mes PSG-së dhe Monacos, mund të luhet në Katar…

Fillimisht i planifikuar për këtë verë në Pekin (Kinë), Superkupa ndërmjet Paris Saint-Germain dhe Monacos, më në fund mund të zhvillohet në Doha, Katar, në fillim të vitit 2025.

13 Nëntor 2024, 10:30 Nga DOSJA

Superkupa e Francës, mes PSG-së dhe Monacos, mund të luhet

FRANCE - Në axhendën e bordit drejtues të Ligës Profesionale të Futbollit (LFP), të enjten është dosja e Superkupës 2024, një përballje e kampioni francez, PSG, me të dytin në Ligue 1, Monaco, pasi edhe klubi parizien fitoi edhe Kupën e Francës. Ajo më në fund mund të luhet në... Doha të Katarit.

Nëse Doha dështon, një zgjidhje në Parc des Princes

Ky ishte trendi i ditëve të fundit, pas shumë përmbysjeve dhe një rruge të eksploruar në Bregun e Fildishtë së fundmi. Ky takim do të zhvillohej në fillim të vitit 2025, ndoshta më 5 janar.

Fillimisht takimi do të mbahej në gusht në Pekin të Kinës në kuadër të 60-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike franko-kineze, por për shkak të ngarkesave administrative kineze u desh të shtyhej.

U studiua edhe opsioni për ta luajtur në Francë, si vitin e kaluar, mes PSG-së dhe Toulouse (2-0) në Parc des Princes. Kjo zgjidhje mund të shihte sërish dritën e ditës, nëse edhe Doha do të dështonte.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll