Sport

‘Historia’ e Romës, thuajse ka përfunduar: Ranieri në Londër për të folur me Friedkins...

Rikthimi i trajnerit romak është afër, do të ishte mandati i tretë te verdhekuqtë në karrierën e tij

13 Nëntor 2024, 08:30 Nga DOSJA

‘Historia’ e Romës, thuajse ka përfunduar: Ranieri në

ITALI - Eshtë një nga të paktat zgjidhje më logjike dhe ekonomike për pas Juriçit, ndërkohë që De Rossi është ende nën kontratë, por Friedkins nuk e marrin në konsideratë.

Emrat që kanë qarkulluar së fundmi, Mancini dhe Allegri, kanë mohuar të jenë kontaktuar nga drejtuesit e lartë të Romës. Ai që nuk e ka përjashtuar rikthimin e mundshëm dhe të bujshëm te verdhekuqtë është Rudi Garcia, i lirë nga angazhimet pas eksperiencës së keqe në Napoli.

Friedkins janë në Londër dhe bombardohen vazhdimisht nga agjentë që sponsorizojnë klientët e tyre, si në rastin e Erik ten Hag, i sapo shkarkuar nga Manchester United, dhe Graham Potter, jashtë fushës pas përvojës së tij në Chelsea. Edin Terzic, megjithatë, përmes agjentit të tij e ka bërë të qartë se nuk ka kushte për të pranuar pankinën e Romës. 

Lëvizja vendimtare, megjithatë, mund të ishte bërë nga Claudio Ranieri, i cili zyrtarisht u tërhoq në fund të sezonit të kaluar pas shpëtimit me Cagliari, por tashmë kohët e fundit u pendua për zgjedhjen e tij dhe ishte i gatshëm të kthehej në pankinë.

Trajneri romak fluturoi në Londër së bashku me agjentin e tij Pietro Chiodi për të takuar Friedkins dhe për të hedhur themelet për rikthimin me një marrëveshje me drejtuesit:  kontratë deri në fund të sezonit dhe garanci për një të ardhme në menaxhim. Duhet pritur…

Ndërkohë, rifillimi i stërvitjes së verdhekuqve është shtyrë me një ditë, me takimin e caktuar për të enjten në orën 11:00 në qendrën sportive “Fulvio Bernardini” në Trigoria.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll