Art&Argëtim

Zbulohet juria e ‘Top Talent 3’, kush janë 3 emrat e njohur që do bëhen bashkë në ekran

25 Dhjetor 2019, 13:06 Nga DOSJA
Zbulohet juria e ‘Top Talent 3’, kush janë 3 emrat e njohur

TIRANË-  ‘Top Talent 3″ nis në ekranin e Top Channel në muajin Janar 2020. Ky program me fokus zbulimin e talenteve në disa zhanera do jetë në transmetim për 10 javë rresht çdo të premte në Top Channel. Ori Nebiaj do të jetë moderatorja e këtij edicioni pas disa eksperiencave të suksesshme në formate të ndryshme.

Juria  këtë sezon do jetë  tërësisht të re. Këtë sezon nuk do të jenë 5 anëtar jurie, si në dy edicionet e kaluara, por 4 anëtarë jurie.

Olti Curri personazh radifonik  prej 18 vitesh, autor tekstesh të këngëve  fituese në disa festivale,  blogger i parë me një popullaritet ndjekësish do të jetë në panelin e jurisë këtë sezon. Jonida Vokshi, aktore, prezantuese e suksesshme dhe e dashur për publikun i bashkohet këtë sezon Top Talent në juri. Hervin Culi, regjisor, aktor i njohur, drejtor i Teatrit Kombëtar do të jetë anëtar tjetër i jurisë.  Anita Haradinaj gazetare dhe spikere e suksesshme e ekranit kosovar do të jetë anëtare e jurisë së Top Talent.

Përfshirja e disa kategorive në këtë edicion të tretë të Top Talent  është një risi. Gjeografia është zgjeruar, dhe do të ketë  shumë pjesëmarrës nga Shqipëria e Kosova.

Marrë nga: Top Channel

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz top channel top talent top channel top talent

Sondazh

Poll