Art&Argëtim

Ja një mënyrë e thjeshtë, si të gatuani gjelin e detit në mënyrë të përsosur për Krishtlindje

25 Dhjetor 2019, 10:05 Nga DOSJA
Ja një mënyrë e thjeshtë, si të gatuani gjelin e detit

TIRANË- Së pari, sigurohuni që gjeli i detit është i madh mjaftueshëm sa për t’u futur në furrë, pasi gjeli duhet të ketë hapësirën e nevojshme për të përthithur nxehtësinë e marrë lëngjet e yndyrnat shtesë. Në varësi të peshës së gjelit duhet të përcaktoni  edhe kohën e nevojshme për pjekjen e tij.

Pasi ta nxirrni nga furra, gjeli i detit ka nevojë për disa minuta që të rrijë në temperaturë ambienti. Për shembull nëse gjeli peshon nga 4 në 6 kilogramë, atëherë ai duhet të qëndrojë në temperaturë ambienti për 1 orë e gjysmë.

Nëse gjeli peshon mbi 6 kilogramë atëherë ai duhet të qëndrojë për 2 orë. Një gjel që peshon nga 4 në 5 kilogramë ka nevojë për 2 deri në 2 orë e gjysëm që të piqet siç duhet. Një gjel që peshon nga 5 deri në 6 kilogramë ka nevojë për 2 orë e gjysëm deri në 3 orë për tu pjekur. Gjeli me peshë nga 6 deri në 7 kilogramë gatuhet për 3 deri në 3 orë e gjysmë. Gjeli që peshon nga 7 deri në 8 kilogramë piqet në furrë për 3 orë e gjysmë deri në 4 orë. Gjeli me peshë nga 8 deri në 9 kilogramë kërkon 4 orë deri në 4 orë e çerek pjekje. Një gjel që peshon nga 9 deri në 10 kilogramë duhet të piqet nga 4 orë e çerek deri në 4 orë e gjysmë.

Që ta keni më të lehtë nxierreni gjelin nga frigoriferi të paktën 30 minuta para se ta gatuani. Dhe duhet të dini se për një pjekje sa më të mirë furra duhet ndezur të paktën 20 minuta përparagatimit. Në tavën ku do vendosni gjelin duhet ta shtroni me perime sipas dëshirës. Mbështilleni gjelin me letër gatimi kur ta fusni në furrë, dhe hiqeni 30 minuta para se ta nxirrni nga furra.

Burimi: c.net.com

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim gjeli i detit krishtlindjet gjeli i detit krishtlindjet

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 25 Dhjetor 2019, 09:14

TIRANË- Sidoqoftë, shumë prej aktorëve në filmin familjar të Krishtlindjes vazhduan të durojnë për vite me radhë vuajtje shumë kohë pasi filmi u largua nga...