Art&Argëtim

La gazetarët pas dere/ Elvana Gjata paska folur pas Festivalit: Nuk ka kupë por ndihem e fituar

25 Dhjetor 2019, 10:42 Nga DOSJA
La gazetarët pas dere/ Elvana Gjata paska folur pas Festivalit: Nuk ka

TIRANË- Elvana Gjata një prej këngëtareve më të dashura për publikun shqiptar u fitoi çmimin e dytë në Festivalin e Këngës në RTSH-së, ndërsa çmimin e parë e fitoi Arilena Ara.

Ndërkohë u vu re që Elvana Gjata nuk reagoi pas Festivalit, ku përveç fjalës së Arilenës dhe Sara Bajraktarit që fitoi çmimin e tretë nuk pati asnjë reagim tjetër.

Por siç duket Elvana paska folur për “Euronews”, ku edhe ka thënë se pavarësisht që nuk fitoi kupën dhe u rendit në vend të dytë ajo tha se rëndësi për të ka publiku dhe mbështetja e madhe që merr prej tij.

“Nuk ka kupë, nuk ka festival që mund ta kthejë atë që publiku më ka dhënë këto 15 vjet karrierë. Absolutisht që nuk mund t’ju gënjej se çdo konkurrues dëshiron që të fitojë, por unë ndihem e fituar vërtetë. Ndihem e fituar që ditën që kam nxjerrë këngën. Të gjithë shqiptarët më kanë bërë repost dhe e ndjej që e duan këngën. Nuk gënjej për këtë gjë dhe ata nuk gënjejnë kur ma thonë këtë gjë dhe e ripostojnë.”- u shpreh këngëtarja.

I gjithë festivali në vetvete shkaktoi mjaft debat dhe polemika për shkak të ndarjes së çmimeve, dhe u përfol gjatë pse çmimi shkoi për Arilenën dhe jo për Elvanën.

Tre ditë më parë u finalizua Festivali i 58 i Këngës në RTSh, që fitua nga Arilena Ara me baladën “Shaj”, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Në këtë festival Arilena e mori kupën nga Jonida Maliqi, e cila ishte fituese e të njëjtit çmim, një vit më pare, ndërsa Elvana Gjata me këngën ritmike “Me tana”, zuri vendin e dytë.

Ndarja e çmimeve ka sjellë mjaft reagime në rrjet, dhe një prej tyre ishte edhe ai i prezantueses Alketa Vejsiu. Kjo e fundit mori përsipër që t’i kërkonte të falur publikisht Elvanës, e cila pas ndarjes së çmimeveu mbyll në dhomëdhe bojkotoi post-partyn.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz arilena ara shpallet fituese deklarata e elvana gjates elvana gjata festivali i 58-të i rtsh arilena ara shpallet fituese deklarata e elvana gjates elvana gjata festivali i 58-të i rtsh

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 25 Dhjetor 2019, 09:14

TIRANË- Sidoqoftë, shumë prej aktorëve në filmin familjar të Krishtlindjes vazhduan të durojnë për vite me radhë vuajtje shumë kohë pasi filmi u largua nga...