Art&Argëtim

“Pse ia nuk ia dhatë Elvanës por Arilenës”, Rita Petro kritikon Alketa Vejsiun: Nuk ka të drejtë t’iu hedh fajin njer

25 Dhjetor 2019, 11:16 Nga DOSJA
“Pse ia nuk ia dhatë Elvanës por Arilenës”, Rita

TIRANË- Rita Petro, shkrimtarja e njohur që ishte në jurinë e Festivalit të RTSH-së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin  “Provokacija” me Mustafa Nanon, ku edhe ka folur për polemikat e shumta të festivali i 58-të i RTSH.

Ishte  Arilena Ara ajo që fitoi çmimin e parë në Festivalin e këtij viti, një ndarje çmimesh kjo që surprizoi të gjithë  publikun, madje edhe vetë Elvana Gjatën që u  renditit në vend të dytë.

Menjëherë pas përfundimit të  natës finale të Festivalit, pati kritika dhe sulme kundrejt jurisë që ndau çmimin. Ndërsa shkrimtarja Rita Petro e cila ishte vendimarrëse për këtë trofe, reagoi  dhe kritikoi moderatoren e Festivalit, Alketa Vejsiut.

Pasi vetë Alketa në një nga reagimet e saj, mbështeste Elvanën, duke fajësuar jurinë.

Në lidhje me këtë deklaratë, Petro ka thënë se është shumë e pafalshme.

Rita Petro: Një nga organizatoret doli hapur dhe bëri edhe dallimin mes jurisë vendase dhe jurisë së huaj dhe mendoj se kjo ngjalli një pakënaqësi shumë të madhe edhe pse u dhanë votat. Votat shumë mirë se ne nuk i kishim të fshehta, por kjo na ndau në dy pjesë siç jemi zakon në politikë PD-PS. Kështu u nda edhe kjo, njëri majtas dhe tjetri djathtas. Pse ia nuk ia dhatë Elvanës dhe ia dhatë Arilenës.

Mustafa Nano: Unë Alketës nuk i pëlqeva një gjë atje. Alketa është një preznatuese shumë e zonja…

Rita Petro: Po mbajti gjithë atë koncert.

Mustafa Nano: I mban ajo të gjitha llojet e peshave, por në fund fare manifestoi simpatinë e vet për një këngë. Për mua është e pafalshme, pasi ajo më fyen mua që jam në shtëpi.

Rita Petro: Përveç se preznatoi është organizatore sepse e ka emrin bashkë me regjisoren..

Mustafa Nano: Nuk ka të drejtë të shprehë simpatitë e veta për këngën.

Rita Petro: Nuk ka të drejtë një dhe të krijojë tek njerëzit dhe t’u thotë njerëzve që këta e kanë fajin ju merruni me këto. Ajo nuk shkonte fare. Megjithatë punë e saj.

I gjithë festivali në vetvete shkaktoi mjaft debat dhe polemika për shkak të ndarjes së çmimeve, dhe u përfol gjatë pse çmimi shkoi për Arilenën dhe jo për Elvanën.

Tre ditë më parë u finalizua Festivali i 58 i Këngës në RTSh, që fitua nga Arilena Ara me baladën “Shaj”, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Në këtë festival Arilena e mori kupën nga Jonida Maliqi, e cila ishte fituese e të njëjtit çmim, një vit më pare, ndërsa Elvana Gjata me këngën ritmike “Me tana”, zuri vendin e dytë.

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz alketa vejsiu arilena ara elvana gjata festivali i 58-të i rtsh polemikat e festivalit te rtsh rita petro alketa vejsiu arilena ara elvana gjata festivali i 58-të i rtsh polemikat e festivalit te rtsh rita petro

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 25 Dhjetor 2019, 09:14

TIRANË- Sidoqoftë, shumë prej aktorëve në filmin familjar të Krishtlindjes vazhduan të durojnë për vite me radhë vuajtje shumë kohë pasi filmi u largua nga...