Bota

U qëllua me armë zjarri drejt avionëve, SHBA ndalon për 30 ditë fluturimet në Haiti

Urdhri i FAA ndalon për 30 ditë të gjitha aktivitetet e linjave ajrore amerikane në Haiti dhe në hapësirën e saj ajrore nën 3,048 metra.

12 Nëntor 2024, 21:20 Nga E. D
U qëllua me armë zjarri drejt avionëve, SHBA ndalon për 30
foto ilustruese

SHBA- Administrata Federale e Aviacionit Amerikan (FAA) ka njoftuar se do të ndalojë të gjitha linjat ajrore amerikane që fluturojnë drejt Haitit për 30 ditë pas incidenteve me dy avionë të pasagjerëve të hënën. Urdhri i FAA ndalon për 30 ditë të gjitha aktivitetet e linjave ajrore amerikane në Haiti dhe në hapësirën e saj ajrore nën 3,048 metra.

Të hënën, një aeroplan i Spirit Airlines që po shkonte për në aeroportin ndërkombëtar të kryeqytetit haitian, u godit nga plumbat, duke bërë që piloti të bënte ulje emergjente në Republikën Domenikane. Në kthimin e tij në Nju Jork, një avion i JetBlue Airways që nisej nga Port-au-Prince u godit gjithashtu.

faa

Sondazh

Poll