Bota

E rëndë në Shkup, babai abuzon seksualisht me vajzën e mitur prej më shumë se një viti

Prokurori publik ka caktuar masën e arrestit me burg ndaj 59-vjeçarit, ndërsa vijojnë ende hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen.

12 Nëntor 2024, 19:10 Nga r.ll

 

E rëndë në Shkup, babai abuzon seksualisht me vajzën e mitur
foto ilustruese

 

SHKUP -Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut, ku një 59-vjeçar nga Shkupi ka përdhunuar vajzën e tij të mitur. 

59-vjeçari ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij 14-vjeçare nga qershori i vitit 2023 deri në mesin e muajit gusht të këtij viti. Ndërkohë prokurori publik ka caktuar masën e arrestit me burg ndaj 59-vjeçarit, ndërsa vijojnë ende hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen.

“I dyshuari 59 vjeçar, gjatë qershorit të vitit 2023 deri në mes të muajit gusht, në shtëpinë e tij në Shkup ka detyruar bijën e tij për veprime seksuale. Vajza është e 14 vjeç”, thuhet në njoftimet e lëshuara nga autoritetet në Shkup.

 

perdhunim ne shkup

Sondazh

Poll