Bota

Përleshje e dhunshme mes të burgosurve në Ekuador, 15 persona të vrarë dhe 14 të plagosur

Shërbimi i burgjeve ekuadoriane SNAI tha se incidenti i rëndë kishin ndodhur në orët e para të së martës në burgun El Litoral në qytetin e Guayaquil.

12 Nëntor 2024, 19:05 Nga E. D
Përleshje e dhunshme mes të burgosurve në Ekuador, 15 persona
burgu

EKUADOR- Një sherr i dhunshëm ka ndodhur në një burg të Ekuadorit, ku si pasojë 15 persona kanë humbur jetën dhe 14 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Shërbimi i burgjeve ekuadoriane SNAI tha se incidenti i rëndë kishin ndodhur në orët e para të së martës në burgun El Litoral në qytetin e Guayaquil. Ai shtoi se personeli i sigurisë kishte rifituar kontrollin e burgut dhe po kryente një kontroll në ambientet.

Gjithashtu njerëzit që jetojnë pranë El Litoral raportuan se kishin dëgjuar të shtëna herët të martën. Ata gjithashtu thanë se kishin parë një helikopter që fluturonte mbi burg dhe kishin parë njësitë taktike të policisë që po arrinin.

Ndërkohë autoritetet nuk kanë dhënë ende ndonjë detaj për të vrarët, por thanë se një hetim për shkakun e përleshjes vdekjeprurëse ishte duke u zhvilluar. Burgu strehon anëtarë të disa prej bandave më të dhunshme të Ekuadorit, të cilët në shumë raste vazhdojnë të drejtojnë sipërmarrjet e tyre kriminale nga prapa hekurave.

Bandat gjithashtu frikësojnë dhe kërcënojnë punonjësit e burgut. Në shtator, drejtoresha e El Litoral, María Daniela Icaza, u qëllua për vdekje nga persona të armatosur që hapën zjarr në makinën e saj. Vëllai i saj tha për mediat lokale se ajo kishte marrë telefonata kërcënuese përpara sulmit.

 

sherr ne burgun e ekuadorit

Sondazh

Poll