Politike

“Hajde o Skënderbe, çaji malet më dysh se na ka marrë malli”, Korreshi kërkon Ramën te Sterilizimi: Ose thuaj 'jam frikacak'

Me nota humori dhe ironie, Korreshi në mbledhjen e komisionit ka theksuar ose të marrë pjesë në Komision ose të pranojë që është frikacak dhe se nuk ia mban. 

12 Nëntor 2024, 11:31 Nga I.A
“Hajde o Skënderbe, çaji malet më dysh se na ka
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti Saimir Korreshi ka kërkuar që kryeministri Edi Rama të marrë pjesë si dëshmitar në Komisionin e Sterilizimit. Me nota humori dhe ironie, Korreshi në mbledhjen e komisionit ka theksuar ose të marrë pjesë në Komision ose të pranojë që është frikacak dhe se nuk ia mban. Ndërkohë që ka vazhduar më tej, duke i thirrur atij Skënderbe. 

"Faktikisht ato leksionet si vihen në pushtet… unë do të doja disa leksione si mund ta kemi krimin e organizuar nga Rama, se si mund të vidhen kaq shumë lek me buxhetin e shtetit. Mirë do të ishte që disa leksione t’i jepte, të vinte këtu e të na i tregonte këto leksione. Të na jepte disa leksione si rrihet dhe të hahet dardha mbrapa, ose të thotë: ‘Jam frikacak, s’ma mban prapanica të vij këtu në komision’. Kështu duhet të thotë me pak fjalë kryeministri. Ne ja dërgojmë dhe me shkrim dhe me televizor, por puna është që as ju nuk ju shohim më në televizor kur flisni, jo më ne. Nga godina atje po deshi, ngaqë ka harxhuar dhe 2 milionë euro chartera, t’i fusim dhe një charter këtu përballë, t’ia shtrojmë rrugën me petale deri këtu se ndoshta vjen.

Pra ka kohë të mbledhë ambasadorët në mbledhjet e partisë, por ama kur e kërkon një komision hetimor nuk vjen. Pse nuk vjen? Kush e ndalon kryeministrin të vijë? Ja çojmë ne me shkrim patjetër, le të vijë kryeministri me shkrim dhe të thotë që nuk vjen. Ta dijnë dhe shqiptarët që nuk vjen. Ne kemi qejf ta shohim se na ka marrë malli. Kemi 6 muaj që s’e kemi parë. Vetëm thojini që të vijë se i ka marrë malli ata të opozitës ta shohin me sy. Vetëm hajde o Skënderbe, ta thërrasë kjo Mamica. Hajde o Skënderbe të të shohim se na ka marrë malli. Çaji malet më dysh. Po lëreni se është turp. Ne duam kërkesë me shkrim, me gojë, si të doni. Duhet të vijë kryeministri bashkë me shoqen Vilma. Edhe po erdhën dorë për dore nuk ka problem, i pyesim të dy bashkë, nuk ka asgjë të keqe," tha Korreshi.

saimir korreshi

Sondazh

Poll