Aktualitet

Me rreth 400 mijë euro cash të fshehura në makinë, arrestohet shqiptari në Itali!

Më në detaje, oficerët e grupit Gioia Tauro, të angazhuar në një aktivitet kontrolli ekonomik të territorit, duke shfrytëzuar ndihmën e njësisë së qenve “cash dog”, vunë re se tapeti i sipërm pranë mbulesës së pasme të makinës ishte modifikuar dhe aty ishin fshehur gati 40 mijë euro.

12 Nëntor 2024, 09:22 Nga ZH.LL
Me rreth 400 mijë euro cash të fshehura në makinë,
parate e sekuestruara

ITALIA- Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi në makinën e tij u gjet një sasi e konsiderueshme parash. Në makinën e drejtuar nga shqiptari i paidentifikuar me histori trafiku droge, autoritetet italiane sekuestruan pothuajse 400 mijë euro të fshehura në një automjet.

Më në detaje, oficerët e grupit Gioia Tauro, të angazhuar në një aktivitet kontrolli ekonomik të territorit, duke shfrytëzuar ndihmën e njësisë së qenve “cash dog”, vunë re se tapeti i sipërm pranë mbulesës së pasme të makinës ishte modifikuar dhe aty ishin fshehur gati 40 mijë euro.

Një kontroll më i thelluar, sërish me ndërhyrjen e njësisë së qenve, bëri të mundur identifikimin e një fundi të dyfishtë të krijuar në dyshemenë poshtë sediljes së shoferit me 350 mijë euro të tjera prerje të ndryshme të ngjeshura në të.

Drejtuesi i mjetit është raportuar në Prokurorinë Publike kompetente Palmi.

shqiptari kapet ne itali 400mije euro cash

Sondazh

Poll