Art&Argëtim

Pas fitores së çmimit/ Arilena Ara nxjerr foton me një buzëqeshje ‘fëmijënore’: Gëzuar Krishtlindjen! Bekime dhe Dash

25 Dhjetor 2019, 08:45 Nga DOSJA

Tiranë- Arielan Ara, fituesja e Festivalit të 58 të Këngës në RTSH ka reaguar në rrjetet sociale, por këtë herë jo për çmimin që rrëmbeu, por për festën e Krishtlindjes.

“Gëzuar Krishtlindjen! Bekime dhe Dashuri per ju dhe familjet tuaja. Dashuri, Arilena”, shprehet ajo teksa ka pulikuar një foto në Instagram. Nuk ka munguar edhe komentet e Beatriks Ramosajt apo Elton Ilirjanit, të cilët e quajnë një bukuri këngëtaren.

Foto e Arilena Arës

Pas fitores së këtij festivali, Arilena Ara u shpreh se ndihet shumë e lumtur për çmimin dhe theksoi se ka shumë respekt për Elvana Gjatën. Nuk mungoi edhe një reagim i Alekta Vejsiut, e cila ishte edhe një nga organizatorët e këtij festivali. Në një status në Instastory, Vejsiu publikoi peticionin, ku kërkohet që çmimi i madh t’i jepet Elvana Gjatës dhe që të jetë pikërisht ajo që të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Kështu ajo pranoi hapur se  se ka patur manipulime në ndarjen e çmimeve. Menjëherë Arilena Ara dhe Alekta Vejsiu e hoqën njëra-tjetrën nga Instagrami. Ndërsa Elvana Gjata u shpreh se askush nuk mund të hedh hem dhe baltë mbi punën e saj. 

Disa ditë më parë u finalizua Festivali i 58 i Këngës në RTSh, që fitua nga Arilena Ara me baladën “Shaj”, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Në këtë festival Arilena e mori kupën nga Jonida Maliqi, e cila ishte fituese e të njëjtit çmim, një vit më pare, ndërsa Elvana Gjata me këngën ritmike “Me tana”, zuri vendin e dytë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz arilena ara arilena ara shpallet fituese festivali i 58-të i rtsh kremtimi i krishlindjes arilena ara arilena ara shpallet fituese festivali i 58-të i rtsh kremtimi i krishlindjes

Sondazh

Poll