Aktualitet

Çfarë u zbulua nga shenjat e gishtave? Leonard Luzi u vu në pranga në Ibiza, autoritet spanjolle u njoftuan se kishte organizuar vrasjen e një shqiptari

Leonard Luzi i njohur me nofkën “Daku” u përmend edhe nga motrat Nikolli se kishte pasur përplasje edhe me Nuredin Dumanin.

11 Nëntor 2024, 15:52 Nga r.ll
Çfarë u zbulua nga shenjat e gishtave? Leonard Luzi u vu në
leonard luzi

TIRANË- Leonard Luzi u ekstradua nga Spanja dy ditë më parë, ndërsa ditën e djeshme GJKKO la të pandryshuar masën e sigurisë "arrest në burg". Luzi u vu në pranga më 18 korrik të këtij, ndërsa arrestimi i tij nuk erdhi direkt për llogari të autoriteteve shqiptare. Ai u arrestua nga autoritetet spanjolle sepse asokohe kishin marrë informacion se Luzi, i cili përdorte tjetër identitet në shtetin e Spanjës, po organizonte vrasjen e një shtetasi shqiptar në Spanjë. Më pas u lokalizua dhe arrestua në ishullin e Ibizës.

Pas ndalimit, gjatë marrjes së shenjave të gishtave, u zbulua se ai ishte në kërkim edhe në shtetin shqiptar dhe se bëhej fjalë për shtetasin Leonard Luzi. Drejtësia spanjolle e cilëson Leonard Luzi si anëtar të një organizate kriminale në Spanjë për kryerjen e “krimeve të rënda kundër personit”, funksionet kryesore të së cilës ishin udhëzimi për kryerjen e vrasjeve, rekrutimi i anëtarëve të rinj, caktimi i misioneve mes tyre si dhe jep udhëzime se si të lokalizohen objektivat dhe t’i vrasin ato.

Leonard Luzi i njohur me nofkën “Daku” u përmend edhe nga motrat Nikolli se kishte pasur përplasje edhe me Nuredin Dumanin. Sipas burimeve policore Leonard Luzi u përfshi në aktivitete kriminale para shumë vitesh në fushën e vjedhjeve dhe të grabitjeve. Më vonë ai u bashkua me bandën e Did Çamit, Dritan Veselit, Sokol Sinomatit dhe Armando Sulejmanit alias Çipurit në Vlorë.

Ndërkohë GJKKO e akuzon 47-vjeçarin se organizoi vrasjen e 2 personave në Vlorë. 47-vjeçari akuzohet se më datë 8 gusht 2023, kishte organizuar vrasjen e Ervis Matodashajt dhe Inez Hajrullës, por ky krim u parandalua nga Policia pasi policia arrestoi në gusht 2023 Amarildo Nikollin me pistoletë gati për qitje. 6 muaj pas arrestimit të Nikollit, u zbardh që objektiv i atentatit të këtij grupi kriminal kishte qenë i forti i Vlorës, Inez Hajrulla. Për atentatin ndaj Hajrullës, më herët ka rënë në pranga edhe Muharem Koroveshi. Ndërkohë, në kërkim rezulton ende Erio Zejno. Luzi kishte planifikuar atentatin për hakmarrje për vrasjen e kushëririt të tij, Erigert Ferik (Zejno) në 2013. Një nga personat e dyshuar ai autor ka qenë edhe Ervis Matodashaj, mirëpo një vit më vonë gjykata vendosi pushimin e hetimeve për mungesë të provave ndaj tij. 

 

leonard luzi

Sondazh

Poll