Politike

Prej gati 6 orësh në Komisionin e Shëndetësisë, Rrapaj: Kam që në 7 të mëngjesit kam pirë vetëm një gotë ujë

Ai u pyet nga deputetja demokrate, Ina Zhupa lidhur me një shumë prej 180 milionë lekë, të cilat tha se Rrapaj i ka marrë si fatura.

11 Nëntor 2024, 17:04 Nga r.ll
Prej gati 6 orësh në Komisionin e Shëndetësisë, Rrapaj:
ilir rrapaj

TIRANË- Biznesmeni Ilir Rrapaj prej gati 6 orësh ndodhet në Komisionin Hetimor të Koncesioneve në Shëndetësi, ku po jep dëshminë e tij lidhur me koncesionin e Sterilizimit.  Ai u pyet nga deputetja demokrate, Ina Zhupa lidhur me një shumë prej 180 milionë lekë, të cilat tha se Rrapaj i ka marrë si fatura.

Në përgjigjen e tij tha se kundrejt një shërbimi të caktuar do të merreshin parasysh edhe kostot dhe se kjo ishte rrjedhojë e një vendimi kolegjial. Më tej shtoi se “kam që në 7 të mëngjesit qe kam pirë vetëm një gotë ujë”.

Ina Zhupa: Këto 180 mln lekë që na rezultojnë ne, ju i keni marrë si fatura hotelesh apo avionësh, apo jua kanë dhënë si pagë, në ç’kuptim?

Ilir Rrapaj: Ju citova disa prej ngjyrave të listës së panumërt të kostove, sepse kundrejt një shërbimi të caktuar do të merreshin parasysh edhe kostot. Ishte rrjedhojë e një vendimi kolegjial. Asambleja e ortakëve e konsideroi si të pranueshme këtë propozim edhe në aspektin ekonomik.

Ina Zhupa: Pse ju zgjodhën ju për t’ju dhënë këto para për të bërë këtë mbikëqyrje, duke qenë se ju jetonit në Itali dhe nuk zgjodhën një shqiptar që ta bënin me një kosto më të ulët?

Ilir Rrapaj: E dhashë më lart përgjigjen, s’gjej dot ndonjë alternativë, edhe pse po shtrëngohem në këto orë të vonë të pasdites. Kam, që në 7 të mëngjesit kam pirë vetëm një gotë ujë. Por ajo është përgjigje dhe e tillë ngele. Është një vendimmarrje kolegjiale për ta adresuar në personin tim fizik një përgjegjësi të kësaj natyre që e kam përmbushu besoj me sukses të plotë. Asnjë veprim i karakterit financiar nuk është larguar apo ka patur të mundur që të anashkalojë udhëzimet që vinin nga statusi i kompanisë.

ilir rrapaj komisioni per shendetesine

Sondazh

Poll