Politike

Buxheti 2025/ PD depoziton në Kuvend amendament në mbështetje të grave me kancer gjiri

Deputetet që e kanë firmosur amendamentin janë: Zheni Gjergji, Dhurata Çupi, Jorida Tabaku, Ilda Dhori, Lindita Metaliaj, Ina Zhupa, Elda Hoti, Emilja Koliçi dhe Greta Bardeli. 

11 Nëntor 2024, 16:44 Nga r.ll
Buxheti 2025/ PD depoziton në Kuvend amendament në mbështetje
foto ilustruese

TIRANË- Partia Demokratike ka depozituar sot në Kuvend një amendament për buxhetin 2025 që lidhet me një fond për gratë të prekura me kancer gjiri. Deputetet që e kanë firmosur amendamentin janë: Zheni Gjergji, Dhurata Çupi, Jorida Tabaku, Ilda Dhori, Lindita Metaliaj, Ina Zhupa, Elda Hoti, Emilja Koliçi dhe Greta Bardeli. 

Ata kërkojnë që të çelet një fond i posaçëm për blerjen e një pajisje PET Skaner dhe dy pajisje akseleratore ne Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza. Fondi i posaçëm parashikon të përfshijë edhe shpenzimet për mirëmbajtjen për qëllim funksionimin e pandërprerë të pajisjeve. 

PD kërkon po ashtu vendosjen e një fondi prej 600 milionë lekësh për të rimbursuar shpenzimet për protezat e rikonstruksionit të gjirit dhe paruket për gratë me kancer gjiri.

“Fondi prej 600 milionë lekësh do të përdoret për rimbursimin e shpenzimeve për protezat e rikonstruksionit te gjirit dhe paruket për gratë e diagnostikuara dhe në trajtim mjekësor ndaj kancerit te gjirit. Ky fond detajohet dhe përdoret me vendim të Këshillit të Ministrave” thuhet në amendament.

pd amendament per grate me kancer gjiri

Sondazh

Poll