Politike

Zgjedh 313/ Takimet e shpeshta në burg me fëmijët, Meta heq dorë nga transferimi i tij në Fier

Transferimi i Metës në burgun e Fierit, do sillte më tepër angazhim në kohë për personat që marrin takim çdo ditë me Metën në ambientet e burgut.

11 Nëntor 2024, 16:53 Nga I.A
Zgjedh 313/ Takimet e shpeshta në burg me fëmijët, Meta heq
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka vendosur të heqë dorë nga transferimi i tij, pranë burgut të Fierit. Gazetari i OraNews Elton Qyno shkruan se shkak për tërheqjen nga kërkesa fillestare depozituar në mesin e muajin Tetor 2024 tek zyrtarët e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, janë bërë takimet e shpeshta që Meta kryen me fëmijët, anëtarët e familjes, avokatin e tij mbrojtës dhe zyrtarët e Partisë së Lirisë.

Transferimi i Metës në burgun e Fierit, do sillte më tepër angazhim në kohë për personat që marrin takim çdo ditë me Metën në ambientet e burgut. Ndaj ai ka vlerësuar të qëndrojë në ambientet e paraburgimit Nr.313 në Tiranë, duke sjellë një lehtësim kohor të personave që marrin takim thuajse çdo ditë me të në burg.

Meta teksa ndodhej në periudhën e observimit kërkoi të transferohet në burgun e Fierit, për t’ju bashkuar ish-deputetit të PD, Ervin Salianji. Por shpejt ai ndryshoi qëndrimi për shkak të takimeve të shpeshta që zhvillonte me fëmijët, anëtarët e familjes dhe bashkëpunëtorët.

Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.

elton qyno ilir meta

Sondazh

Poll