Politike

Buxheti 2025 tek "Ligjet"/ Bardhi: Qeveria financon vetëm bashkitë ku investohen projekte korrupsioni, i marrin fondet dhe i shpërndajnë tek vetja

Bardhi u shpreh se me ndarjen e parashikuar përfitojnë vetëm bashkitë ku tha se investohen "projekte korrupsioni".

11 Nëntor 2024, 15:27 Nga r.ll
Buxheti 2025 tek "Ligjet"/ Bardhi: Qeveria financon vetëm
gazment bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ishte i pranishëm në Komisionin e Ligjeve ku është diskutuar për buxhetin 2025 dhe pjesën e ndarë për pushtetin vendor. Bardhi u shpreh se me ndarjen e parashikuar përfitojnë vetëm bashkitë ku tha se investohen "projekte korrupsioni". Ai mori si shembull bashkinë e Tiranës, në të cilën sipas tij merreshin fonde dhe i shpërndanin tek vetja e vet, ku iu referua aferës "5D" dhe Incereneratorit.

“Një nga shqetësimet ka të bëje me faktin se kanalet vaditëse në zonat bujqësore rurale nuk pastrohen. Një bashki e vogël nuk e ka kapacitetin të financoj projekte të tilla. Është e pamundur që një kryetar bashkie të ndjek edhe problematikat në qendrën e qytetit apo në një fshat të thellë. Kjo qoftë për shkak të largësisë por edhe për çështjet të mungesës së financave. Nga ana tjetër shoh që shumë fonde që vijnë nga transferta të pa kushtëzuara dhe përdoren për projekte që prokurojnë bashkitë. Rezulton dhe shembulli tipik është Bashkia e Tiranës. Merreshin fonde dhe i shpërndanin tek vetja e vet. Pra i vidhnin. Kjo ishte kompania 5D. Merreshin fondet vidheshin dhe punët nuk kryheshin. Bashkia Tiranë është symbol i këtij korrupsioni por nuk rezulton  një skemë e izoluar. Është konstatuar në Tropojë, në Lezhë dhe në disa bashki të tjera. A e ka kryer qeveria një auditim për të parë se si abuzohet me këto para. Incenerator në Tiranë nuk ka, në Fier nuk punon në Elbasan jo e jo. A do ishte më mirë të rishikoheshin këto kontrata. Pra po jepen para për një skemë korrupsioni. E dimë të gjithë pronarët e inceneratorëve janë në kërkim ndërkombëtarë.”, tha Bardhi.

Kreu i grupit të PD, foli edhe për Reformën Territoriale duke theksuar se ajo tashmë është faktuar si e dështuar. Ai tha se janë 8 mijë punonjës që paguhen, ndërsa shtoi se sot nuk ka as 2.4 orë ujë në ditë.

“Po të ishte e suksesshme reforma, nuk do ta merrnit menaxhimin e ujësjellësve ju. Nuk do ja merrnit bashkive dhe t’ia jepnit Belinda Ballukut. Qëllimi është të delegosh sa më shumë  shërbime njësive të qeverisjes vendore. Ju edhe një kompetencë që kishit dhe ja dërguat Belindës. Janë 8 mijë punonjës që paguhen, ndërkohë që sot nuk ka as 2.4 ore uji në ditë. Pra po jepni para por shërbime nuk ka. Vidhen.”, u shpreh ai.

gazment bardhi

Sondazh

Poll