Aktualitet

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për sot

Era pritet të jetë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 2-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë veriperëndimorë e lugina 12-14m/sek shoqëruar me valëzim 1-3 ballë.

11 Nëntor 2024, 07:12 Nga M.B

 

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për sot
Foto ilustruese

TIRANA- Ditët e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti pritet të jetë i kthjellët e vranësira deri mesatar. Shikim i reduktuar nga prezenca e mjegullës së dendur / mjegullinës në orët e mëngjesit e të mbrëmjes në zonat luginore.

Era pritet të jetë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 2-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë veriperëndimorë e lugina 12-14m/sek shoqëruar me valëzim 1-3 ballë.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 11 / 18 °C,

në vendet e ulëta: 9 / 17 °C,

në vendet malore: -1 / 9 °C.

moti

Sondazh

Poll