Aktualitet

Tjetër aksident në Vlorë, "Porsche" me tre të rinj përplaset me barrierën mbrojtëse, plagoset rëndë një prej tyre (FOTO)

Hekurat mbrojtës të rrugës kanë përfunduar brenda automjetit ku ndodhen të rinjtë.

10 Nëntor 2024, 22:09 Nga r.ll
Tjetër aksident në Vlorë, "Porsche" me tre të rinj
vendngjarja

VLORË- Një tjetër aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Një automjet tip "Porsche", në të cilën ndodhenin tre të rinj, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat anësore. Hekurat mbrojtës të rrugës kanë përfunduar brenda automjetit ku ndodhen të rinjtë.

Nga aksidenti vetëm një nga të rinjtë ka marrë lëndime të shumta. Ai është dërguar menjëherë në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore. Policia dhe grupi hetimor po heton shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. 

aksident ne vlore

Sondazh

Poll