Aktualitet

FOTO/ Mer flakë makina në lëvizje në Fier, shkrumbohet pjesa e përparme e automjetit, shpëton shoferi

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë për shuarjen e flakëve, por pavarësisht kësaj pjesa e përparme e makinë është shkrumbuar.

10 Nëntor 2024, 17:49 Nga r.ll
FOTO/ Mer flakë makina në lëvizje në Fier, shkrumbohet pjesa
makina e djegur

FIER- Një automjet në lëvizje ka marrë flakë në Fier. Ngjarja ka ndodhur pranë spitalit "Memorial". Sipas raportimeve, shoferi ka parë zjarrin dhe pasi ka ndaluar automjetin ka arritur të dalë menjëherë nga automjeti pa u lënduar.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë për shuarjen e flakëve, por pavarësisht kësaj pjesa e përparme e makinë është shkrumbuar. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbuluar shkaqet e rënies së zjarrit.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Fier-Spitali Memorial”, në afërsi të hekurudhës, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka marë flakë në ecje automjeti me drejtues shtetasin L. K., 28 vjeç. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.

zjarr ne fier

Sondazh

Poll