Aktualitet

Aksident në Korçë/ Kamionçina përplaset me makinën, nje i plagosur

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy mjete, njëri prej të cilëve kamionçinë e tjetri veturë, duke lënë të plagosur pasagjerin e mjetit tip “Golf”

10 Nëntor 2024, 17:17 Nga ZH.LL
Aksident në Korçë/ Kamionçina përplaset me
Foto nga vendngjarja

KORÇË- Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e së dielës në aksin Korçë-Maliq, ku dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe si pasojë ka mbetur një person ka mbetur i plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy mjete, njëri prej të cilëve kamionçinë e tjetri veturë, duke lënë të plagosur pasagjerin e mjetit tip “Golf”

Burime bëjnë me dije se e plagosura është dërguar për mjekim në spitalin e Korçës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Ndërkohë, policia po heton për shkaqet e këtij aksidenti

Sondazh

Poll