Aktualitet

Zjarri në fushën e mbetjeve të inceneratorit të Elbasanit/ Autoritetet: Flakët janë shuar!

Gjithashtu autoritetet bëjnë të ditur se shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur neutralizimin dhe shuarjen e flakëve që përfshinë mbetjet mëngjesin e sotëm.

9 Nëntor 2024, 14:12 Nga E. D
Zjarri në fushën e mbetjeve të inceneratorit të Elbasanit/
pamje nga zjarri

ELBASAN- Policia ka reaguar pas zjarrit në fushën e mbetjeve të inceneratorit të Elbasanit. Gjithashtu autoritetet bëjnë të ditur se shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur neutralizimin dhe shuarjen e flakëve që përfshinë mbetjet mëngjesin e sotëm.

Sipas policisë dyshimet janë se zjarri ka rënë nga një shkëndijë e krijuar si pasojë e përbërjes së mbetjeve. Ndërkohë grupi hetimor vijon të punën për të përcaktuar shkakun e saktë të rënies së zjarrit.

Njoftimi i Policisë:

Mëngjesin e sotëm, ka rënë zjarr në pikën për grumbullimin e mbetjeve, në fshatin Katund i Ri. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ndërkohë që shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur neutralizimin dhe shuarjen e zjarrit. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë nga një shkëndijë e krijuar si pasojë e përbërjes së mbetjeve. Grupi hetimor vijon të punën për të përcaktuar shkakun e saktë të rënies së zjarrit.

zjarr ne fushen e mbetjeve ne elbasan

Sondazh

Poll