Sport

Leao, çfarë nate! Dopiedë dhe njoftimi në rrjetet sociale: është bërë baba i binjakëve!

Portugezi 25-vjeçar bëri publik lajmin për ardhjen në jetë të Leonardo dhe Tiago

10 Nëntor 2024, 10:00 Nga DOSJA

Leao, çfarë nate! Dopiedë dhe njoftimi në rrjetet sociale:

ITALI - Në mbrëmjen që Rafa Leao u rikthye te Milano, pasi kishte një shënuar një dopiedë në barazimin zhgënjyes ndaj Cagliarit, ja ku vjen njoftimi në rrjetin social nga portugezi….

Njoftimi i shumëpritur: Rafa është bërë baba i binjakëve. Leonardo dhe Tiago janë emrat e dy të vegjëlve, inicialet e të cilëve u zbuluan nga vetë 25-vjeçari në Instagram në pas-ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Unipol. 

Një natë gëzimi brenda dhe jashtë fushës për ish-lojtarin e Lille, pas javësh të kaluara në hapësirat dhe në qendër të kritikave nga tifozët kuqezi të Milanit. 

B.T (Dosja.al) 

Sondazh

Poll