8 Nëntor 2024, 22:28
Nga M.B
Takimi ndërmjet presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe kryeministrit maqedonas, Hristijan Mickoski. Budapest, 7 nëntor 2024.
SHKUP- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, nuk zhvilloi takim me presidentin bullgar, Rumen Radev, gjatë samitit të Komunitetit Politik Evropian në Hungari më 7 nëntor. Megjithatë, ai të premten është kthyer optimist nga Budapesti për integrimin evropian të vendit, sidomos pas takimit dypalësh me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
“Takimi që kryeministri Hristijan Mickoski pati dje [e enjte, 7 nëntor] në Budapest me presidentin francez është shumë i rëndësishëm, duke pasur parasysh se Emmanuel Macron është padyshim lideri i Evropës në këtë moment”, tha të premten zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski.
Nikoloski vuri në dukje se situata politike në Gjermani e bën “Macronin lider të padiskutueshëm të Evropës në këtë periudhë”.
“Ai [Emmanuel Macron] është politikani që ka mbështetjen më të lartë dhe mandatin më të qëndrueshëm brenda Bashkimit Evropian nga të gjitha vendet e mëdha anëtare. Fakti që në një konferencë njëditore [Macron] gjen kohë për t’u takuar me kryeministrin e Maqedonisë [së Veriut], mendoj se flet shumë për autoritetin personal që ka kryeministri Mickoski dhe për reputacionin që gëzon Maqedonia[e Veriut]”, shtoi Nikoloski.
Për takimin me Macron kryeministri Mickoski informoi të enjten, duke nënvizuar se kanë diskutuar për zhbllokimin e rrugës së Maqedonisë së Veriut drejt BE-së. Kurse të premten, gjatë ditës, përmes një video-mesazhi, Mickoski bëri të ditur se në Budapest ka zhvilluar edhe takime tjera dypalëshe, duke mos përmendur emra.
“Do të vazhdojmë të luftojmë për Maqedoninë [e Veriut], në javët, muajt dhe vitet që vijnë. Duhet të kemi sukses. Duhet të jemi aty ku meritojmë dhe kjo është një histori e suksesshme evropiane, dhe vendi ynë është brenda Bashkimit Evropian. Jam edhe më optimist se duhet të jemi dhe do të jemi”, ka thënë Mickoski.
Fillimisht, në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Hungari pritej që nikoqiri, kryeministri hungarez Viktor Orban, të ftonte Mickoskin dhe Radevin në një tryezë të përbashkët për të gjetur zgjidhje për zhbllokimin e procesit të integrimeve evropiane, por zëvendëskryeministri Nikoloski deklaroi se nuk ka informacion për një takim të tillë.
Ndërkohë, në fjalimin e tij në samitin e Komunitetit Politik Evropian, presidenti bullgar, Rumen Radev, theksoi se BE-ja duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje procesit të zgjerimit. Ai nënvizoi se ky proces do të garantojë sigurinë e Ballkanit Perëndimor, duke shtuar se çdo vend kandidat duhet “të ndërtojë marrëdhënie të mira me fqinjët dhe të përmbushë detyrimet ndërkombëtare dhe vendimet e bllokut.”
Ndërsa autoritetet në Maqedoninë e Veriut janë optimistë për zhbllokimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, kandidatja për komisionare për Zgjerim të BE-së, Marta Kos, mendon ndryshe. Të enjten, gjatë seancës për konfirmimin e kandidaturës së saj, ajo iu përgjigj pyetjeve të eurodeputetëve bullgarë lidhur me ndryshimet kushtetuese - me zbatim të prolonguar - duke thënë se Shkupi duhet të ndryshojë Kushtetutën, siç është premtuar.
“Asgjë më shumë dhe asgjë më pak”, theksoi Kos.
Edhe Komisioni Evropian në raportin e këtij viti, iu referua miratimit të ndryshimeve kushtetuese si një element kyç për progresin e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
“Me gjithë përpjekjet, deri më tani nuk është bërë përparim në miratimin e amendamenteve kushtetuese, për të përfshirë në Kushtetutë qytetarët që jetojnë brenda kufijve të shtetit dhe janë pjesë e kombeve të tjera, si bullgarët, siç thuhet në konkluzionet e Këshillit të Evropës nga 18 korriku 2022, të cilat vendi është zotuar t’i zbatojë”, thuhet në raport.
Për Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, kushti kryesor për vazhdimin e negociatave me BE-në është ndryshimi i Kushtetutës për përfshirjen e minoritetit bullgar në të. Deri më tani, ky proces është anashkaluar. Qeveria në Shkup ka propozuar që edhe nëse i bënë ato, të jenë me zbatim të prolonguar, një ide kjo që është përjashtuar nga Bashkimi Evropian.
Kreu i Delegacionit të BE-së në Shkup, Mikalis Rokas, gjatë prezantimit të këtij raporti në Shkup, javën e kaluar, tha se forcat politike në Maqedoninë e Veriut duhet të bashkohen për të zbatuar këto ndryshime./ REL
be
Bota
8 Nëntor 2024, 22:18
M.B
Dimal Basha
KOSOVA- Fitorja e zgjedhjeve presidenciale nga Donald Trump duket se ka rikthyer në skenë idenë e shkëmbimit t&eu...
Bota
8 Nëntor 2024, 21:50
E. D
Donald Trump
SHBA- Një komplot i qeverisë iraniane për të punësuar vrasës për të vrarë Donald Trump u pengua v...
Bota
8 Nëntor 2024, 21:06
ZH.LL
Princi i Uellsit, William
BRITANI E MADHE- Princi i Uellsit, William e ka përshkruar vitin e kaluar si “vitin më të vështir&...
Bota
8 Nëntor 2024, 21:10
M.B
Foto ilustruese
UKRAINA- Perceptimi i përgjithshëm është se përfundimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës...
Bota
8 Nëntor 2024, 20:50
ZH.LL
Flamuri i BE-së në Selinë në Bruksel
BRUKSEL- Komisioni Evropian ka paralajmëruar zyrtarë e BE-së për një prob...
Bota
8 Nëntor 2024, 20:33
E. D
Joe Biden dhe Kamala Harris
SHBA- Ndihmësit e Presidentit Joe Biden dhe Zëvendës Presidentes Kamala Harris po fajësojnë njëri...
Bota
8 Nëntor 2024, 20:14
E. D
Elon Musk
SHBA- Manjati i teknologjisë, Elon Musk iu bashkua telefonatës së presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump ...
Bota
8 Nëntor 2024, 20:12
E. D
fotot ilustruese
SHBA- Muzeu Kombëtar “Smithsonian” për Historinë e Natyrës çeli në tetor ekspo...
Bota
8 Nëntor 2024, 19:58
M.B
Marta Kos
BRUKSEL- Kandidatja për komisionere për zgjerimin e BE-së, Marta Kos, është shprehur kundër idesë së shk&...
Bota
8 Nëntor 2024, 19:17
E. D
Donald Trump, Jack Smith
SHBA- Prokurori i posaçëm Jack Smith i kërkon gjykatës të ndalojë çështjen e ndër...