Bota

Idea e shkëmbimit të territoreve, kandidatja për komisionere të zgjerimin në BE-së: Nuk do t’i ndjekim këto tendenca!

 Ish-diplomatja nga Sllovenia, të cilës presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i ka besuar procesin e zgjerimit, e ka konsideruar atë si një “propozim të papranueshëm”.

8 Nëntor 2024, 19:58 Nga M.B
Idea e shkëmbimit të territoreve, kandidatja për komisionere
Marta Kos

BRUKSEL- Kandidatja për komisionere për zgjerimin e BE-së, Marta Kos, është shprehur kundër idesë së shkëmbimit të territoreve. Ish-diplomatja nga Sllovenia, të cilës presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i ka besuar procesin e zgjerimit, e ka konsideruar atë si një “propozim të papranueshëm”.

Kos u pyet nga eurodeputetët, gjatë procesit të dëgjimit në komisionet e parlamentit, para se emrat e propozuar të miratohen përfundimisht, nëse do e pranojë kthimin në agjendë të idesë së shkëmbimit të territoreve, në rast se një propozim vjen nga administrata e ardhshme e Washingtonit nën drejtimin e Donald Trump. Refuzimi i saj qe kategorik duke e cilësuar “propozim të papranueshëm”.

“Ç’do të ndodhë pas janarit kur të nis mandatin presidenti i ri amerikan, mbetet të shohim. Sa i përket ideve për shkëmbim territoresh, jo. Komisioni Evropian dhe unë, nëse konfirmohem, nuk do t’i ndjekim këto tendenca. Evropianët duhet të shikojnë se çfarë mund të bëjnë vetë e jo të presin propozime nga të tjerët”, tha Kos.

kosova serbia

Sondazh

Poll