Bota

Fitoi zgjedhjet presidenciale, Prokurori i Posaçëm ndalon çështjet penale për Donald Trump

Me kthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, këshilltari i posaçëm Jack Smith i ka kërkuar një gjyqtari federal të ndalojë procedurat në gjyqin e tij mbi akuzat që lidhen me përpjekjen për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020.

8 Nëntor 2024, 19:17 Nga E. D
Fitoi zgjedhjet presidenciale, Prokurori i Posaçëm ndalon
Donald Trump, Jack Smith

SHBA- Prokurori i posaçëm Jack Smith i kërkon gjykatës të ndalojë çështjen e ndërhyrjes së Trump në zgjedhjet e vitit 2020. Me kthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, këshilltari i posaçëm Jack Smith i ka kërkuar një gjyqtari federal të ndalojë procedurat në gjyqin e tij mbi akuzat që lidhen me përpjekjen për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020.

Vazhdimi i çështjes u duk i paqëndrueshëm pasi Trump fitoi zgjedhjet e së martës, pasi politika e departamentit të drejtësisë ndalon ndjekjen penale të presidentëve në detyrë diçka që Trump do të jetë së shpejti. Siç raportohet  në dosjen e tij, Smith tha se si rezultat i zgjedhjeve ai kërkon që Gjykata të lirojë afatet e mbetura në planin e gjykimit paraprak për t’i dhënë kohë qeverisë për të vlerësuar këtë rrethanë të paprecedentë.

Gjithashtu në fillim të kësaj jave, Guardian raportoi se Smith do t’i japë fund si çështjes së ndërhyrjes në zgjedhje kundër Trump, ashtu edhe një ndjekjeje të veçantë për marrjen dhe fshehjen e dyshuar të dokumenteve të klasifikuara. Asnjë nga rastet nuk kishte shkuar në gjyq përpara fitores së zgjedhjeve nga Trump. Gjatë fushatës, Donald Trump kishte deklaruar se në momentin që do të zgjidhej President, brenda dy sekondave do të shkarkonte Prokurorin Special Jack Smith.

donald trump jack smith

Sondazh

Poll