Bota

Mbreti Charles dhe Kate u diagnostikuan me kancer, Princi William: Ka qenë ndoshta viti më i vështirë i jetës time

Gjatë një bisede me gazetarët në përfundim të vizitës në Afrikën e Jugut, ai ndau emocionet e tij lidhur me lajmin se bashkëshortja e tij, Kate Middleton, dhe babai i tij, Mbreti Charles, u diagnostikuan me kancer.

8 Nëntor 2024, 21:06 Nga ZH.LL
Mbreti Charles dhe Kate u diagnostikuan me kancer, Princi William: Ka qenë
Princi i Uellsit, William

BRITANI E MADHE- Princi i Uellsit, William e ka përshkruar vitin e kaluar si “vitin më të vështirë” të jetës së tij. Gjatë një bisede me gazetarët në përfundim të vizitës në Afrikën e Jugut, ai ndau emocionet e tij lidhur me lajmin se bashkëshortja e tij, Kate Middleton, dhe babai i tij, Mbreti Charles, u diagnostikuan me kancer.

“Ka qenë një periudhë e tmerrshme. Ndoshta viti më sfidues që kam përjetuar ndonjëherë,” pranoi Princi William. "Kështu që, përpjekja për të kaluar gjithçka tjetër dhe për të mbajtur gjithçka në rrugën e duhur ka qenë vërtet e vështirë."

Megjithatë, ai theksoi se ndihej krenar për mënyrën e guximshme dhe me dinjitet me të cilën Kate dhe Mbreti përballuan sfidat e tyre shëndetësore.

Buckingham Palace njoftoi në shkurt se Mbreti Charles ishte diagnostikuar me kancer dhe kishte nisur trajtimin. Vetëm gjashtë javë më vonë, u bë e ditur se Princesha e Uellsit po i nënshtrohej kimioterapisë. Sipas William, tani gjendja e Kate është përmirësuar.

“Ka qenë vërtet e vështirë për familjen, po, ka qenë brutale,” theksoi Princi William. Kur u pyet për gjendjen e Princeshës, ai buzëqeshi dhe tha: “Ajo është mirë. Po ia del mrekullisht.”

prince william princess kate king charles

Sondazh

Poll