Bota

Zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë/ KQZ: Rreth 940 qendra votimi do të jenë në dispozicion

Sipas vendimit të KQZ-së që u mbajt këtë të premte, numri i Qendrave të Votimit në të cilat do të mbahet procesi i votimit është rreth 940, prej të cilave 38, nga një QV për çdo komunë, do të shërbejnë për votimin me kusht.

8 Nëntor 2024, 17:59 Nga ZH.LL
Zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë/ KQZ: Rreth 940 qendra votimi do
Foto ilustruese

KOSOVA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për listën e Qendrave të Votimit, të cilat do të hapen më 9 shkurt 2025, për procesin e votimit në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.

Sipas vendimit të KQZ-së që u mbajt këtë të premte, numri i Qendrave të Votimit në të cilat do të mbahet procesi i votimit është rreth 940, prej të cilave 38, nga një QV për çdo komunë, do të shërbejnë për votimin me kusht.

Gjithashtu po vazhdon periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, e cila ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 26 dhjetor.

Sipas të dhënave të bëra publike në këtë mbledhje deri më 7 nëntor janë pranuar rreth 14,030 kërkesa për regjistrim, prej të cilave janë aprovuar 13,033, ndërsa 988 të tjera janë refuzuar.

Në vazhdim të mbledhjes, KQZ mori vendim për regjistrimin e partisë politike Bashkimi Demokratik me akronim BD. Më 18 tetor 2024, iniciativa politike e quajtur Bashkimi Demokratik (BD), udhëheqës i së cilës është Ajvaz Berisha.

kosova kqz zgjedhjet 9 shkurt

Sondazh

Poll