Aktualitet

Mbërritja e kontigjentit të dytë me emigrantë sot/ Përfundojnë procedurat në Shëngjin, 7 prej tyre zhvendosen në kampin e Gjadrit

Mësohet se 7 prej tyre janë nisur zhvendosur në kampin e Gjadrit, ndërsa njëri do të kthehet në Itali për shkak të problemeve shëndetësore.

8 Nëntor 2024, 19:40 Nga M.B
Mbërritja e kontigjentit të dytë me emigrantë sot/
Shëngjin

LEZHA- Kanë përfunduar procedurat për 8 emigrantët që mbërritën mëngjesin e sotëm në Shëngjin. Mësohet se 7 prej tyre janë nisur zhvendosur në kampin e Gjadrit, ndërsa njëri do të kthehet në Itali për shkak të problemeve shëndetësore.

Një anije e marinës italiane ka mbërritur të premten në mëngjes në portin e Shëngjinit, duke sjellë tetë emigrantë të kapur në ujërat ndërkombëtare, të cilët do të mbaheshin në qendrat e pritjes gjatë shqyrtimit të kërkesave të tyre për azil. Kjo është hera e dytë që Italia dërgon emigrantë në Shqipëri prej se dy qendrat e pritjes filluan punën në tetor, sipas një marrëveshjeje mes dy vendeve.

Italia i dërgoi në Shqipëri fillimisht një grup prej 16 emigrantësh nga Bangladeshi dhe Egjipti muajin e kaluar. Katër prej tyre u kthyen në Itali në ditën e njëjtë, sepse ishin të mitur ose kishin probleme shëndetësore. Dymbëdhjetë të tjerët u kthyen mbrapsht tri ditë më vonë, pas një gjykatë në Romë urdhëroi që ata të mos mbahen në Shqipëri për shkak vendet e tyre të origjinës, Bangladeshi dhe Egjipti, nuk ishin vende të sigurta.

marreveshja per emigrantet

Sondazh

Poll