Aktualitet

Atentati la pas 4 viktima në Shkodër/ "Misteri identiteti i personit që shfaqet në video!" Kontrolle në disa spitale e klinika private për gjetjen e tij

Mësohet se policia ka nisur edhe kontrolle në disa spitale e klinika private në Shkodër dhe në qytete të tjera të vendit, për të gjetur personin e tretë që dyshohet se ndodhej në mjet, i cili po ashtu thuhet se ka mbetur i plagosur nga plumbat që u lëshuan me breshëri në mjetin e drejtuar nga i ndjeri Hamza Lici.

8 Nëntor 2024, 19:19 Nga M.B
Atentati la pas 4 viktima në Shkodër/ "Misteri identiteti i
Personi në vendin e ngjarjes

SHKODRA- Identiteti i personit i cili shfaqet në videon që tregon vendin ku ndodhi atentati i 30 tetorit në Shkodër, mbetet ende mister. Mësohet se policia ka nisur edhe kontrolle në disa spitale e klinika private në Shkodër dhe në qytete të tjera të vendit, për të gjetur personin e tretë që dyshohet se ndodhej në mjet, i cili po ashtu thuhet se ka mbetur i plagosur nga plumbat që u lëshuan me breshëri në mjetin e drejtuar nga i ndjeri Hamza Lici.

Nga ekspertiza e këtij automjeti janë gjetur tre telefona, tre pistoleta dhe disa gëzhoja që ngrenë pistën se ka pasur të shtëna edhe prej tyre në drejtim të mjetit të atentatorëve, si dhe janë gjetur edhe gjurmë gjaku, që ende nuk dihen se cilit person i përkasin.

Atentati i 30 tetorit në Dobraç të Shkodrës

Ngjarja ndodhi pasditen e 30 tetorit në Dobraç të Shkodrës, ku në rrugën kryesore që lidh qytetin me Malësinë e Madhe, të paktën një automjet i ka prerë rrugën një “Mercedes”-i duke qëllua me breshëri kallashnikovi mbi të.

Viktimat janë Hamza Lici që vdiq në vendin e ngjarjes, Arlind Bushati i cili nërroi jetë në spital, Flutura Basha e cila ishte një kalimtare e rastit në atë rrugë në një motor dhe bashkëshorti i saj Bashkim Basha.

Në makinën e viktimava shofer ka qenë Hamza Lici dhe pasagjer Arlind Bushati. Lici ka humbur kontrollin e makinës duke marrë para dhe motorin në të cilin ndodhej çifti Basha.

atentati ne shkoder

Sondazh

Poll