Aktualitet

VIDEO/ Ndotje masive ajri në kryeqytet! Prishja e shkollës krijon situatë alarmante në zonën e Gjykatës së Tiranës! Qytetari: Ishte e tmerrshme, s'ecje dot

Sikurse shihet dhe nga pamjet e siguruar nga Dosja.al, kompania “PEPA GROUP” me punimet që po kryen ka shkaktuar ndotje masive në një zonë të populluar dhe shumë të frekuentua.

8 Nëntor 2024, 17:34 Nga M.B
VIDEO/ Ndotje masive ajri në kryeqytet! Prishja e shkollës krijon
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANA- Një situatë alarmante sa i takon ndotjes së ajrit, por jo vetëm, raportohet në zonën pas Gjykatës së Tiranës. Mësohet se kompania “PEPA GROUP” ka fituar tenderin e Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e shkollës 9-vjeçare “Pjetër Budi” në kryeqytet dhe aktualisht po kryen punime të cilat janë jashtë çdo standardi.

 

Sikurse shihet dhe nga pamjet e siguruar nga Dosja.al, kompania “PEPA GROUP” me punimet që po kryen ka shkaktuar ndotje masive në një zonë të populluar dhe shumë të frekuentua.

 

Pluhuri dukshëm ka mbuluar qiellin, ndërtesat për rreth, por edhe automjetet e parkuara. Ky ajër nuk duhet harruar se thithet nga qytetarët, e këta të fundit kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me situatën e krijuar.

Gjithashtu duhet shtuar, se pavarësisht interesit të qytetarëve, por mbi të gjitha për detyrën që ata kanë, momentalisht mungon reagimi nga Agjensia Kombëtare e Mjedisit e drejtuar nga Arta Dollani për marrjen e masave administrative.

"Po na helmojnë në mes ditës. Nuk gjeja dot makinën nga e zezë ishte bere ngjyre dheu. Ishte e tmerrshme s'ecje dot", tha një qytetar për Dosja.al.

ndotja ne tirane shkolla pjeter budi

Sondazh

Poll