Aktualitet

Mbërriti sot në Shëngjin, kthehet në Itali një nga emigrantët e kontigjentit të dytë, shkak, problemet shëndetësore

Ai do të niset drejt Brindizit, nga e njëjta anije e Marinës italiane.

8 Nëntor 2024, 18:35 Nga M.B
Mbërriti sot në Shëngjin, kthehet në Itali një nga
Foto ilustruese

LEZHA- Pas mbërritjes së kontigjentit të dytë të emigrantëve sot në postin e Shëngjini, në bazë të marrëveshjes me Italinë, mësohet se njëri nga 8 personat do të kthehet mbrapsht. Sipas mediave italiane, emigranti i cili do të kthehet bën pjesë në kategorinë e pambrojtur për shkak të disa problemeve shëndetësore.

Ai do të niset drejt Brindizit, nga e njëjta anije e Marinës italiane. Nga ana tjetër, 7 emigrantët e tjerë do të transportohen dhe strehohen në Gjadër.

Një anije e marinës italiane ka mbërritur të premten në mëngjes në portin e Shëngjinit, duke sjellë tetë emigrantë të kapur në ujërat ndërkombëtare, të cilët do të mbaheshin në qendrat e pritjes gjatë shqyrtimit të kërkesave të tyre për azil. Kjo është hera e dytë që Italia dërgon emigrantë në Shqipëri prej se dy qendrat e pritjes filluan punën në tetor, sipas një marrëveshjeje mes dy vendeve.

Italia i dërgoi në Shqipëri fillimisht një grup prej 16 emigrantësh nga Bangladeshi dhe Egjipti muajin e kaluar. Katër prej tyre u kthyen në Itali në ditën e njëjtë, sepse ishin të mitur ose kishin probleme shëndetësore. Dymbëdhjetë të tjerët u kthyen mbrapsht tri ditë më vonë, pas një gjykatë në Romë urdhëroi që ata të mos mbahen në Shqipëri për shkak vendet e tyre të origjinës, Bangladeshi dhe Egjipti, nuk ishin vende të sigurta.

marreveshja per emigrantet

Sondazh

Poll