8 Nëntor 2024, 14:14
Nga r.ll
kontejneret
DURRËS- Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara ka marrë në dorëzim 102 kontejnerët, të cilët u shkarkuan ditën e sotme nga anija e ankoruar në Portin e Durrësit.
Në njoftimin e Ministrisë së Brendshme thuhet se i gjithë procesi është realizuar përmes një plani të detajuar masash dhe në zbatim të urdhërit të Prokurorisë së Durrësit.
Pas shkarkimit të kontejnerëve nga anija, ato janë transportuar larg zonave të banuara, në Porto Romano ku do të mbahen në monitorim dhe administrim nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, deri në kryerjen e analizave laboratike.
POSTIMI I PLOTË:
AAPSK merr në administrim 102 kontenierët e anijes “Moliva” përmes procedurave strikte të kontrollit dhe sigurisë
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara ka marrë në dorëzim 102 kontenierët, të cilët u shkarkuan ditën e sotme nga anija e ankoruar në Portin e Durrësit.
I gjithë procesi është realizuar përmes një plani të detajuar masash, edhe në zbatim të urdhërit të Prokurorisë Durrës për zbarkimin dhe ruajtjen e 102 kontenierëve të anijes “Moliva”, në një vend të sigurt, larg zonave të banuara, si edhe duke respektuar në mënyrë rigoroze kushtet e sigurisë fizike, mjedisore dhe shëndetësore.
Të përfshirë në planin e masave janë një sërë institucionesh, ku përveç punonjësve të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, në operacion kanë marrë pjesë edhe Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit, Autoriteti Portual Durrës, Kapiteneria e Portit Durrës, Dogana Durrës, Drejtoria e Hetimit Doganor, si edhe Prokuroria e Durrësit.
Pas shkarkimit të kontenierëve nga anija, ato janë transportuar në masa rigoroze sigurie në destinacionin final ku do të mbahen në monitorim dhe administrim nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.
Çdo veprim është regjistruar dhe dokumentuar përmes procesverbalëve dhe kontenierët janë kontrolluar, skanuar dhe verifikuar, që nga gjendja e tyre e jashtme, deri tek të gjithë elementët e tjerë të sigurisë.
anija moliva ne durres ministria e brendshme kontejneret me mbetje toksike
465464829 1025358929629459 5426296296514556637 n
465222521 1025359066296112 2340742715687311051 n
Aktualitet
8 Nëntor 2024, 13:36
r.ll
foto ilustruese
DURRËS- Anija që dyshohet se mban kontejnerë me lëndë të rrezikshme u ankorua mëngjesin e sotëm n&e...
Aktualitet
8 Nëntor 2024, 12:39
r.ll
alban bengasi
TIRANË- Një ditë pas Apeli i GJKKO-së vendosi rikthimin në burg të ish-avokatit, Alban Bengasi, ky i fundit &e...
Aktualitet
8 Nëntor 2024, 12:04
r.ll
bashkia e pogradecit
POGRADEC- Prokuroria e Korçës ka regjistruar procedim penal për një punonjës të bashkisë së ...
Aktualitet
8 Nëntor 2024, 11:51
N.F
Protesta
TIRANË- Qytetarë dhe deputetë të opozitës janë mbledhur edhe këtë të premte para godinës së...
Aktualitet
8 Nëntor 2024, 11:38
r.ll
vendi ne porto romano
DURRËS- Mëngjesin e sotëm, anija "Moliva" që bëri transportin e kontejnerëve që dyshohen se k...
Aktualitet
8 Nëntor 2024, 11:20
r.ll
anija libra
SHËNGJIN- Mediat ndërkombëtare kanë ndjekur shpeshherë zbatimin e marrëveshjes Shqipëri-Itali për emigr...
Aktualitet
8 Nëntor 2024, 10:37
r.ll
gjkko
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka kaluar për gjykim shtatë persona të pandehur pë...
Aktualitet
8 Nëntor 2024, 10:19
r.ll
allqi bllako
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur Alqi Bllakon për Inceneratorin e Tiranës, ndërsa akuzo...
Aktualitet
8 Nëntor 2024, 10:07
N.F
Droga
GJERMANI- Autoritetet gjermane kanë vënë në pranga një 21-vjeçar shqiptar. Arrestimi i të riut është b...
Aktualitet
8 Nëntor 2024, 09:56
r.ll
Protesta
PEQIN- Një 8-vjeçar ka humbur jetën pak ditë më parë pasi u përplas nga një automjet në aksin Elbas...