Sport

Një tifoz grabit Neymarin: i merr unazën 14 mijë euro nga dora… Braziliani e mohon

“Kanë qenë tre lajme të rreme këtë javë. Ata përhapin gënjeshtra. Kjo i bën gjërat të vështira... është turp që Brazili më trajton kështu”, ka shkruar ylli i Al Hilal.

8 Nëntor 2024, 18:00 Nga DOSJA
Një tifoz grabit Neymarin: i merr unazën 14 mijë euro nga

ARABIA SAUDITE - Dyshimi është zgjidhur: Neymar nuk u grabit nga një tifoz i Al Hilal. Ishte një episod në kufi me absurdin, e ndodhur pak ditë më parë, pak para fillimit të ndeshjes së Champions League aziatike kundër Esteghlal.

Gjithçka nisi në momentin kur kampioni brazilian hyri në fushë, duke vendosur të përshëndeste tifozët në tribunë me një 'high five', por një video që qarkulloi në rrjetet sociale, pothuajse dukej sikur një tifoz i kishte kapur në mënyrë të dukshme një nga gishtat yllit brazilian të skuadrës saudite.

Sipas shtypit brazilian, ish-lojtari i Barcelonës dhe PSG-së ka mbajtur një unazë teksa ishte në fushën e Kingdom Arena në Riad, e cila kishte një vlerë rreth 14 mijë euro.

Por fakti u mohua totalisht nga Neymar, i cili reagoi në rrjetet sociale për të mohuar lajmet e raportuara nga shtypi në shtëpi: "Ata po çmenden! Kanë qenë tre lajme të rreme këtë javë. Ata përhapin gënjeshtra. Kjo i bën gjërat të vështira... është turp që Brazili më trajton kështu”, ka shkruar ylli i Al Hilal.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 8 Nëntor 2024, 17:20

Mbappe shprehet hapur kundër Ancelottit!

SPANJE - Kylian Mbappe thuhet se është shprehur i pakënaqur me stilin e futbollit te Real Madridi. Sulmuesi francez, nuk është rehat me...