Sport

VIDEO / Tifozët e Stuttgartit djegin një djalosh që kapte topat dhe disa tifozë të tjerë u bënë për spital!

Një fishekzjarr i hedhur në atë ndeshje e goditi top-mbledhësin në qafë. Djali i lënduar nuk ishte i vetmi në telashe pasi disa shikues në ndeshje morën ndihmën mjekësore.

8 Nëntor 2024, 17:26 Nga DOSJA
VIDEO / Tifozët e Stuttgartit djegin një djalosh që kapte topat

GJERMANI - Lëndimi i një djaloshi që mbledh topa nga qindra pishtarë të ndezur ka tërhequr vëmendjen në ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes Stuttgartit dhe Atalantës (0-2). Një fishekzjarr i hedhur në atë ndeshje e goditi top-mbledhësin në qafë. Djali i lënduar nuk ishte i vetmi në telashe pasi disa shikues në ndeshje morën ndihmën mjekësore.

Shumica e fishekzjarrëve u ndezën nga tifozët e Stuttgartit dhe njëri prej tyre fluturoi në fushë në pjesën e dytë dhe goditi djaloshin në qafë.

Policia shtoi se e gjithë ngjarja është regjistruar nga kamera vëzhguese dhe ende nuk dihet shkalla e plagëve të tij. Shërbimet mjekësore e ndihmuan djalin menjëherë në fushë ndërkohë që edhe një tjetër tifoz u dogj. Më vonë, dy spektatorë të tjerë kanë kërkuar ndihmë për shkak të tymit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 8 Nëntor 2024, 17:20

Mbappe shprehet hapur kundër Ancelottit!

SPANJE - Kylian Mbappe thuhet se është shprehur i pakënaqur me stilin e futbollit te Real Madridi. Sulmuesi francez, nuk është rehat me...