Sport

'A ju mungon Brazili?' Carlo Ancelotti i përgjigjet gazetarit: “Faleminderit që më bëre të qesh, por momenti është delikat”...

“Nuk më vjen keq për asgjë dhe vazhdoj të shijoj çdo ditë në Valdebebas, do të vlerësoj gjithë kohën që do të kaloj këtu deri në fund, jam i lumtur që kaloj kohën time këtu, në klubin më të mirë në botë”.

8 Nëntor 2024, 17:36 Nga DOSJA
'A ju mungon Brazili?' Carlo Ancelotti i përgjigjet gazetarit:

SPANJE - “A jeni penduar që nuk keni shkuar si trajner i Brazilit?”. Kjo është një nga pyetjet që i është bërë Carlo Ancelottit në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së La Ligas kundër Osasunas.

Real Madridi shpreson të dalë nga një moment shumë i komplikuar, pas humbjeve në shtëpi ndaj Barcelonës dhe Milanit.

Kjo është përgjigja e trajnerit italian, i cili dukej i mërzitur: "Faleminderit që më bëtë të qesh, edhe nëse nuk është koha për të qeshur, sepse jemi në një periudhë delikate. Është koha për të menduar dhe mbi të gjitha për të vepruar.

Nuk më vjen keq për asgjë dhe vazhdoj të shijoj çdo ditë në Valdebebas, do të vlerësoj gjithë kohën që do të kaloj këtu deri në fund, por jam i lumtur që kaloj kohën time këtu, në klubin më të mirë në botë. Momente të ndërlikuara kanë ndodhur gjithmonë, ato do të ndodhin, për fat të keq”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 8 Nëntor 2024, 17:20

Mbappe shprehet hapur kundër Ancelottit!

SPANJE - Kylian Mbappe thuhet se është shprehur i pakënaqur me stilin e futbollit te Real Madridi. Sulmuesi francez, nuk është rehat me...