Bota

Qeveria e re/ Isa Mustafa pret ende Albin Kurtin: Jam gati ta takoj në çdo moment

24 Dhjetor 2019, 14:29 Nga DOSJA
Qeveria e re/ Isa Mustafa pret ende Albin Kurtin: Jam gati ta takoj në

KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka mbledhur sot kryesinë, ku kanë zhvilluar një takim të shkurtër. Pas mbledhjes Mustafa ka folur për mediat, duke thënë se po pret ende ftesën e Albin Kurtit për të vijuar bisedimet për të formuar qeverinë.

Nëse Kurti na thërret ne jemi të gatshëm të takohemi në çdo moment”, deklaroi Mustafa. Kurti dhe Mustafa nuk kanë zhvilluar takim që prej javës së kaluar, kur edhe u konfirmuan edhe njëherë ndasitë për postin e Presidentit.

LDK dhe VV prej shumë javësh janë në negociata për krijimin e një koalicioni qeverisës, pasi dolën fituese të zgjedhjeve të shtatorit. Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës negociuan dhe afruan programin e tyre, por duket se ndasitë kanë nisur për ndarjen e posteve. LDK kërkoi që ta ketë ajo propozimin për postin e Presidentit në 2021, ndërsa VV nuk e ka pranuar këtë gjë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni albin kurti isa mustafa koalicion mes ldk dhe vv qeveria e re e kosoves albin kurti isa mustafa koalicion mes ldk dhe vv qeveria e re e kosoves

Sondazh

Poll